☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 12 March 2026
S&P 500 6,776 ▼0.08%
DOW 47,417 ▼0.61%
NASDAQ 22,716 ▲0.08%
NAFTA 94.42 ▲8.22%
ARI 5,157 ▼0.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
₿ CRYPTO
BTC $69,312 ▼ -1.01% ETH $2,023 ▼ -0.65% XRP $1.3703 ▼ -1.08% SOL $84.9800 ▼ -1.84%
S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 % S&P 500 6,776 ▼0.08 % DOW 47,417 ▼0.61 % NASDAQ 22,716 ▲0.08 % NAFTA 94.42 ▲8.22 % ARI 5,157 ▼0.43 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8632 EUR/CHF 0.9026 EUR/ALL 96.1060 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 51.0205 EUR/JPY 183.73 EUR/CAD 1.5722
12 Mar 2026
Breaking
Breaking
Politika

Ndragheta/ Eurodeputeti i përgjuar nga antimafia mik i PD-së, Rama: Nuk mund të them që Basha ndihmonte mafiozët, përmendet dhe Presidenti Meta

Si provë se përgjimet e Antimafias italiane nuk dëshmojnë atë që thuhet në media dhe nga opozita, se zyrtarë të lartë janë të lidhur me organizatën mafioze Ndragheta, kryeministri Rama bëri publike për herë të parë përfundimet e hetimit të Prokurorisë italiane.

“Pas më shumë se një viti udhëtimesh në Tiranë dhe bisedimesh me njeri-tjetrin për investimet që do të bëheshin në Shqipëri ata dështuan totalisht dhe i vetmi investim është një dyqan i vogël.  Edhe nga ai dyqan rrobash kanë dalë me humbje dhe kanë ikur nuk kanë investuar në Shqipëri”.

Rama përjashton çdo mundësi se ka të përfshirë zyrtarë të Partisë Socialiste në këtë çështje.

“Servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët, është një turp që i mishëron më së miri ata të cilët e ushqejnë këtë lloj qasje dhe janë të njëjtët dhe që prirjen për t’ia bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Nuk ka asnjë fakt, nuk ka ansjë lidhje, nuk ka asnjë prove, nuk ka asgjë, tregojnë me gisht Partinë Socialiste. Partisë Socialiste t’i marrin të keqen”

Kryeministri përjashton edhe lidhjen e presidentit Meta, apo këshilltarit të tij që del në përgjime, si dhe kryedemokratit Basha, që sipas socialistëve, është mik me eurodeputetin italian të përfshirë në hetimet e Antimafias.

“Nëse Ilir Meta dhe këshilltari i tij që njihet si tregtar lajme të rreme Ilir Kulla përmenden me emër. Në Itali për ti bërë nënën Shqipërisë, janë aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. E po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkt me ata njerëz. Për derisa prokuroria thotë qartësisht ato që u lexova tre herë. Një deputet rezulton që është lidhja e tyre, ai dihet botërisht që është mik i Bashës dhe PD. Është lidhje me të djathtën, po pastaj. Ca duhet të them unë. Se them dot kurrë që Basha do ndihmonte mafiozët. E dua më shumë Shqipërinë. Edhe kur flas me kundërshtarët e mi.” ka thënë kryeministri Edi Rama.

Deklaratën e ambasadorit Italian në vendin tonë lidhur më këtë çështje Rama e shikon si të detyruar në kushtet se në Shqipëri po abuzohet mediatikisht dhe politikisht me përgjimet.

“Se janë të mahnitur nga fakti një hetim të kthehet në një kauza komune nër media, nëpër portale dhe ta bëjë Shqipërinë copë”.

Për Ramën nuk ka vend as për hetime në Shqipëri dhe sa kohe që përfundimet e Prokurorisë italiane janë të qarta megjithëse thotë se janë të mirëpritura edhe hetimet e SPAK-ut.

SPAK ka njoftuar se do të dërgojë letër-porosi në Itali në lidhje me këtë çështje. Në përgjimet e pjesëtarëve të organizatës kriminale Ndragheta, anëtare të saj përmendin emra  funksionarësh të larte shqiptare, duke thënë se ata do t’i ndihmonin të investonin në sektorin e ndërtimit, për të pastruar paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.