🌧️
Tiranë 20°C · Shi i lehtë 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,592 ▼0.35%
DOW 52,297 ▼0.36%
NASDAQ 25,366 ▼0.39%
NAFTA 89.07 ▲2.94%
ARI 3,879 ▼3.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $71,557 ▼ -4.24% ETH $2,018 ▼ -3% XRP $1.0384 ▼ -2.77% SOL $81.5300 ▼ -4.08%
S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 89.07 ▲2.94 % ARI 3,879 ▼3.03 % S&P 500 7,592 ▼0.35 % DOW 52,297 ▼0.36 % NASDAQ 25,366 ▼0.39 % NAFTA 89.07 ▲2.94 % ARI 3,879 ▼3.03 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Politika

Ndreca: Debati për Veliajn nuk lidhet me kushtet e burgut, por me mënyrën e transferimit

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka folur për argumentet që mbrojtja ka paraqitur në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke theksuar se çështja nuk ka vetëm dimension ligjor, por edhe politik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Ndreca u ndal edhe te transferimi i Veliajt nga burgu i Durrësit në atë të Fierit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si është kryer kjo procedurë.

I pyetur nga gazetarja Klodiana Lala nëse do të reagonte njësoj në rast se Veliaj do të transferohej në burgun 313, Ndreca tha se nuk mund të përgjigjej për një situatë që nuk e njeh, por këmbënguli se debati nuk lidhet me kushtet e burgut, por me arsyet dhe mënyrën e transferimit.

Pjesë nga intervista:

Ndreca: Nuk janë vetëm çështje ligjore, por edhe politike. Prova më e fortë ishin lëvizjet e fundit, sepse nuk mund të largosh dikë nga familja.

Lala: Nëse do të sillej te 313-ta, a do të kishe të njëjtin reagim?

Ndreca: Nuk mund të përgjigjem për diçka që nuk e di. Nuk kam qenë brenda te 313-ta. Di të them që, kur ishte në Durrës, u çua në Fier. Dhe kjo duhet marrë si ka shkuar historia, jo në mënyrë të shkëputur. Debati nuk ka lidhje fare me kushtet e burgut. Ne kemi arsye pse ndodhi. Ndodhi pas ndryshimit të situatës politike të z. Veliajt. Por ne nuk e dimë pse. Ne nuk kemi vendim dhe fshihen pas sekretit shtetëror. Mënyra si është bërë… Është mbajtur dy ditë në qeli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.