☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 23 April 2026
S&P 500 7,098 ▼0.56%
DOW 49,171 ▼0.64%
NASDAQ 24,435 ▼0.9%
NAFTA 95.80 ▲3.06%
ARI 4,738 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,843 ▼ -1.45% ETH $2,318 ▼ -3.18% XRP $1.4346 ▼ -1.11% SOL $85.3100 ▼ -2.96%
S&P 500 7,098 ▼0.56 % DOW 49,171 ▼0.64 % NASDAQ 24,435 ▼0.9 % NAFTA 95.80 ▲3.06 % ARI 4,738 ▼0.31 % S&P 500 7,098 ▼0.56 % DOW 49,171 ▼0.64 % NASDAQ 24,435 ▼0.9 % NAFTA 95.80 ▲3.06 % ARI 4,738 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1724 EUR/GBP 0.8677 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 95.5421 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3624 EUR/TRY 52.6714 EUR/JPY 186.80 EUR/CAD 1.6011
23 Apr 2026
Breaking
Politika

Ndryshime në diplomaci, riformatohet shërbimi i jashtëm, kush janë ambasadorët e liruar dhe emërimet e reja

Institucioni i Presidencës ka zyrtarizuar këtë javë një lëvizje të gjerë në radhët e trupit diplomatik shqiptar, duke dekretuar lirimin nga detyra të disa prej ambasadorëve në vendet e rajonit, Evropës dhe Azisë, si dhe emërimin e drejtuesve të rinj në misionet strategjike.

Dekretet e firmosura nga Presidenti Bajram Begaj, prekin disa nga përfaqësitë të rëndësishme, përfshirë Kinën, Serbinë, Gjenevën dhe Bashkimin Evropian.

Ndryshim i spikatur në këtë valë dekretetesh është rokada e ndodhur në kryeqendrën evropiane, Bruksel. Albana Dautllari, e cila ka shërbyer si Ambasadore në Mbretërinë e Belgjikës, është liruar nga kjo detyrë për t’u ngarkuar me një mision edhe më specifik dhe jetik për rrugëtimin e vendit.

Me anë të Dekretit Nr. 259, Presidenti Begaj ka zyrtarizuar emërimin e saj në krye të Misionit pranë BE-së:

“Zonja Albana Dautllari emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.”

Për të plotësuar vakancën e lënë nga Dautllari në Belgjikë, kreu i shtetit ka dekretuar Gazmend Barbullushi, një emër i njohur i diplomacisë shqiptare, i cili tashmë do të drejtojë këtë përfaqësi kyçe dypalëshe.

Lirimet nga detyra, përfundojnë mandatet në Kinë, Serbi dhe Egjipt

Krahas emërimeve të reja, vëmendje marrin edhe lirimet nga detyra të diplomatëve, të cilët mbulonin rajone të gjera gjeografike. Në vendimet zyrtare të zbardhura theksohet baza ligjore e këtij procesi standard të diplomacies.

Lista e plotë e ambasadorëve të liruar nga detyra përfshin:

Riza Poda, përfundon misionin si Ambasador në Republikën Popullore të Kinës (rezident). Ai lirohet gjithashtu nga mbulimi jo rezident i një sërë shtetesh aziatike, përfshirë Bangladeshin, Korenë e Veriut, Vietnamin, Mongolinë dhe Tajlandën.

Bardhyl Canaj, lirohet nga detyra e Ambasadorit në Republikën e Serbisë, një pozicion me ndjeshmëri të lartë gjeopolitike për diplomacinë shqiptare në rajon.

Sami Shiba, mbyll mandatin e tij në Republikën Arabe të Egjiptit (rezident). Ai gjithashtu mbulonte një portofol të gjerë jo rezident në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut (Siri, Jordani, Libi, Palestinë, Liban dhe Sudan).

Vasilika Hysi, lirohet nga drejtimi i Misionit të Përhershëm të Shqipërisë pranë Zyrës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë.

Të gjitha këto dekrete hyjnë në fuqi menjëherë, duke i hapur rrugë procedurave të reja nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për dërgimin e emrave të rinj dhe marrjen e agrementeve (pëlqimeve) nga shtetet dhe organizatat pritëse për ambasadorët e ardhshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.