Ndryshime në Policinë e Shtetit, paralajmërohen edhe drejtorët e qarqeve
Policia e Shtetit ka pësuar ndryshime me fillimin e vitit të ri 2019 në radhët e saj.
Sipas burimeve zyrtare, Tonin Vocaj emërohet në postin e drejtorit të Departamentit të Policisë Kriminale, duke zëvendësuar kështu Eduard Merkajn.
Merkaj do të kalojë tashmë si drejtor i Përgjithshëm i Kufirit.
Ndërkohë, po të njëjtat burime theksuan se, në ditët në vijim do të ketë lëvizje edhe në rang drejtorësh në qarqe.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.