☁️
Tiranë 27°C · Vranët 24 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
₿ CRYPTO
BTC $77,069 ▲ +2.76% ETH $2,120 ▲ +3.75% XRP $1.3629 ▲ +2.04% SOL $86.3800 ▲ +3.8%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016 EUR/USD 1.1601 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9119 EUR/ALL 95.3544 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.65 EUR/CAD 1.6016
24 May 2026
Breaking
Politika

Ndryshimet në ligjin për Policinë, Sindikata paralajmëron dërgimin në Kushtetuese: Jo “arnime“, por forcim të pozitë

Teksa në Kuvend është depozituar projektligji për ndryshimin e ligjit për Policinë e Shtetit, Sindikata e Punonjësve të Policisë kërkon ndryshime rrënjësore, jo “arnime” që nuk fuqizojnë efektivët blu apo vetë funksionimin e organizatës.

“Nga ana teknike është për të rregulluar disa procedura për të cilat ka hasur vështirësi në emërimin e drejtorëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të departamentit. Në qoftë se do ketë një nisëm për ndryshimin e ligjit, duhet të zgjerohet gama e marrjes së mendimeve. Të bëjmë edhe një ligj tjetër që të jetë më efektiv se ky, se ne mendojmë që ka shumë reduktime që duhet t’i bëhen ligjit ekzistues”, tha përfaqësuesi i sindikatës.

Sindikata thotë se do bëhet pjesë e konsultimeve dhe do të japë pikat ku nuk bie dakord as me ligjin aktual, dhe nëse nuk do të kenë mbështetje, ligjin e Policisë mund ta kundërshtojë në Gjykatën Kushtetuese.

“E vetmja mundësi që i jepet sindikatës është që për të gjitha ato nene ose ndryshimet që ne kemi kërkuar nga Kuvendi, t’i bëjnë prezent ose t’i ndryshojnë, ose ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për ato nene për të cilat bien ndesh me të drejtat që ka pasur me ligjet e mëparshme njëkohësisht edhe me ato nene të cilat bien ndesh me kushtetutën edhe kodin e punës”, tha ai.

Sindikata e Policisë kërkon ndryshime të tetë neneve të ligjit aktual, konkretisht: Neneve 17, 56, 65, 69, 96, 105, 110, 116. Këto nene kanë të bëjnë me përfitimin e të ardhurave nga gjobat për komisariatin që i ka dhënë, në masë 50%, përfshirjen e Sindikatës dhe disa institucioneve të tjera në komisionin e zgjedhjes së drejtuesit të ri të policisë, rivendosja e tri gradave në nivelin zbatues, heqjen e moshës së pranimit në Polici, anëtarësimin në Sindikatë apo shoqata të ndryshme ndërkombëtare e kombëtarë të efektivëve, sigurimin e jetës për efektivët, shpërblimin për vjetërsinë në punë si dhe heqjen e pikat f,g,gj dhe h, te Neni 116, pasi efektivit i shkelen të drejtat me kufizime të panevojshme, antikushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.