🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.72 ▲0.79%
ARI 4,389 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,249 ▲ +0.05% ETH $1,911 ▲ +0.84% XRP $1.0002 ▲ +0.51% SOL $76.8400 ▲ +1.49%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.72 ▲0.79 % ARI 4,389 ▼0.72 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.72 ▲0.79 % ARI 4,389 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Kronika

Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë

Kampioni shqiptar i UFC-së, Denis Buzukja, ka vlerësuar talentin dhe potencialin e sportistëve shqiptarë, duke theksuar se ata kanë cilësi të veçanta për të arritur sukses në arenën ndërkombëtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, para rikthimit të tij në ring më 1 gusht përballë Bogdan Grad në Serbi, ai u shpreh se shqiptarët dallohen për zemrën, vullnetin dhe karakterin e tyre luftarak.

“Në të vërtetë na duan. Jemi ndryshe me të tjerët, jemi specialë, të veçantë. Shpresoj me këtë ndeshje u hapen sytë më shumë për sportistët shqiptarë. Ka shumë shqiptarë në Amerikë, të paktën praktikojnë dhe duan të shkojnë në UFC. Ka shumë. Ka të talentuar. Ka, se kemi zemër”, tha ai.

Buzukja theksoi se talenti i vetëm nuk mjafton për të arritur nivelet më të larta të sportit, duke kërkuar më shumë investime dhe mbështetje për sportistët. Sipas tij, mungesa e kushteve, e stafit mjekësor është e domosdoshme për shumë atletë shqiptarë.

Ai nënvizoi se shqiptarët kanë zemër dhe dëshirë për sukses.

“Duhet edhe stërvitja, duhen dhe kushtet. Mjeku pa dyshim që duhet të jetë. Ne shkojmë, kemi peshëngritje, shkojmë në kampionate pa mjekë.

Duhen 100% investime në këtë sport. Sidomos në këtë sport, se kjo është krenaria e popullit, e tregon se sa të fortë jemi. Po zemra është një gjë që nuk munden t’ia mësojnë njëri tjetrit; këtë ose e ke, ose nuk e ke. Tani në stilin, teknikën, taktikën, këto gjëra mundemi t’i mësojmë me kohë.

Por një gjë me të cilën njeriu ose lind, ose nuk lind, është zemra dhe vullneti. Ne e kemi njësoj si ata të Dagestanit. Po ndryshimi me Dagestanin dhe ne është se ata kanë mbështetje prej shtetit, investime dhe këto gjëra”, u shpreh kampioni Denis Buzukja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.