☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Në garë me Berishën dhe kur humbet fiton…

Nga AGIM XHAFKA

Pas një muaji anëtarësia e PD do të votojë për të zgjedhur kryetarin e saj. Në këto ditë lajmet janë; kryesia ka caktuar kriteret për ata që do të kandidojnë dhe mënjanimi nga gara i disa personave që nuk përmbushnin kushtet. Mbi këto po vendosen komentet e plot njerëzve që këmbëngulin, Berisha të mënjanohet, të mos rivotohet, pra të mos rizgjidhet.

Më ka rastisur që mes këtyre komentuesve të ndesh demokratë që i përmbushin kriteret për të kandiduar ata vetë. Se kanë vite e vite në PD, se janë njerëz publikë, se i njeh krejt Shqipëria. Dhe çuditem. Çuditem që këta në vend të rrinë përballë Berishës, të votohen bashkë me të, bëjnë qaramanin nëpër rrjetet sociale. Të ikë Berisha, thonë, të mos votohet Berisha, klithin.

Këto ditë, të ngarkuara me ethe gare, më sjellin ndër mend Vaçe Zelën para shumë vitesh. Qenë javët e përgatitjeve të një festivali të këngës. Provat në kulm, në zjarrlikun e tyre. Kur solistëve iu caktuan këngët nisi faza e dytë. Do të përzgjidheshin dublantët. Ata që do të këndonin të njëjtën këngë në natën e dytë. Një çast, kur drejtori i televizionit pyeti:
-Ore, kush do e dublojë Vaçe Zelën,-thuajse të gjithë këngëtarët bërtitën me zë të fortë:
-Unë, unë, unë!

Plot dashamirës që gjendeshin aty qeshën. Në fakt e qesëndisën gatishmërinë e atyre që do të rivalizonin Vaçe Zelën. Por Kondakçiu, kështu kujtoj, foli pak e revoltuar:
-O njerëz, unë nuk jam Vaçe Zela dhe dihet që Vaçe Zelë nuk bëhem dot. Ama nesër do t’u mburrem të gjithëve, kam qenë në garë me artisten e madhe. Kemi konkuruar bashkë. Kaq mjafton që spektatori të më dojë e të më respektojë më shumë.

Kështu dhe në votimet e majit. Kushdo, derisa i plotëson kriteret, të hyjë në konkurim. Përballë Berishës. Dihet që do të humbë, ama dihet që edhe do të fitojë. Se demokratët do të shohin tek ai liderin e nesërm. Do të mbështeten tek ai, nga që e dha provën. Garoi përballë liderit historik e shënoi në cv një vlerë që do të frymëzojë anëtarët e PD-së.
Berisha do të shkojë në votim që të rikonfirmohet. Plot të tjerë të shkojnë që të konfirmohen. Garat nuk fitohen me qarje. As me britma, të ikë ky se dua të vij unë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.