☁️
Tiranë 19°C · Vranët 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.88 ▼0.67%
ARI 4,197 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,012 ▼ -1.34% ETH $2,481 ▼ -3.75% XRP $1.3890 ▼ -2.5% SOL $109.7400 ▼ -5.77%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,197 ▲0.96 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.88 ▼0.67 % ARI 4,197 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Në Kuvend nuk kalon propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

Shumica qeverisëse nuk e mbështeti nevojën për ndryshime në Ligjin për Qeverinë – që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së. Vetëm 20 deputetë të opozitës votuan për ndryshimet në ligjin e propozuar nga LSDM.

LSDM propozoi ndryshime në Ligjin për Qeverinë për ta bërë atë të pajtueshëm me propozimin e OBRM-PDUKM-së, që deputetët të kenë vetëm shtetësi të RMV-së. Zgjidhja ligjore u shpjegua nga koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski. Ai tha se grupi parlamentar i LSDM-së propozoi që ligji të miratohet me procedurë të shkurtuar.

“Zgjidhja ligjore duhet të jetë në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Deputetët e propozuar nga OBRM-PDUKM, përkatësisht të miratohet një ligj që kërkon që anëtarët e Qeverisë të kenë vetëm një shtetësi.

Në Qeveri ka ministra që kanë një ose më shumë shtetësi, dhe meqenëse një kusht i tillë është vendosur në Ligjin për Deputetët, atëherë duhet të kemi një zgjidhje të tillë ligjore që do të kufizojë vetëm qytetarët e Maqedonisë të jenë anëtarë të qeverisë. Kjo nuk është në kundërshtim me idenë e propozuar nga OBRM-PDUKM në Ligjin për Deputetët, dhe me këtë do të përmbushim edhe pritjet e qytetarëve. Ata që angazhohen t’u shërbejnë qytetarëve duhet të kenë vetëm shtetësi të RMV-së.

Ka anëtarë të Qeverisë me shtetësi bullgare, çeke, po flas për ministren e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. Shpresoj që shumica do ta mbështesë ligjin dhe se procedura do të vazhdojë si për këtë ashtu edhe për Ligjin për Deputetët, e cila tani është ngadalësuar”, tha Spasovski./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.