Në një autobus turistik bullgar është gjetur mjet shpërthyes
Mjet shpërthyes është gjetur në një autobus të kompanisë bullgare “Omega grupa” me 34 udhëtarë, i cili udhëtonte në relacionin Pragë-Varna.
Drejtori i kompanisë, Dragomir Petkov deklaroi se një bombë e përpunuar me dorë me fuqi të madhe zbulimi ishte gjetur mbrëmë, kur autobusi ishte afër Budapestit, bëri të ditur sot gazeta bullgare “Standart”.
Petkov tha se udhëtarët kishin shumë fat sepse benzina nga kutia në të cilën ishte mjeti shpërthyes është derdhur dhe ka filluar të përhapet era, për çka shoferi është ndalur dhe e kanë gjetur bombën.
Ai thotë se udhëtari, i cili e kishte vendosur bombën udhëtonte me biletë nga Praga deri në Bratisllavë, por ishte ndalë në Bërno dhe nuk ishte kthyer më. Paramendohet se ai është një çek ose sllovak.
Për këtë rast janë informuar institucionet kompetente në Çeki, Slloveni dhe Hungari dhe janë marrë kopje nga kutia në të cilën ishte mjeti shpërthyes.
Autobusi me udhëtarë sot në mëngjes ka arritur në Bullgari.