☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,715 ▼0.37%
DOW 52,257 ▼0.42%
NASDAQ 26,215 ▼1.26%
NAFTA 100.43 ▼2.29%
ARI 4,037 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,736 ▲ +1.48% ETH $2,367 ▲ +1.44% XRP $1.3085 ▼ -0.25% SOL $102.5500 ▲ +1.53%
S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 % S&P 500 7,715 ▼0.37 % DOW 52,257 ▼0.42 % NASDAQ 26,215 ▼1.26 % NAFTA 100.43 ▼2.29 % ARI 4,037 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Në prill, linjë direkte fluturimi Tiranë -Tel Aviv

Vizita e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi  Klosi në Izrael, me ftesë të  Ministrit Izraelit të Turizmit  Yariv Levin, konfirmoi  edhe një herë marrëdhënien e shkëlqyer të të dy vendeve, siç u shpreh Klosi.

Ministri Levin vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit, po vijojnë të përforcohen edhe në dimensionin ekonomik.

“Është një miqësi e lindur në kohët e vështira të Luftës së Dytë, kur shqiptarët u bënë dera e mikpritjes së mijëra familjeve hebreje”-, tha ndër të tjera ministri Levin duke përcjellë vlerësimet dhe mirënjohjen e qeverisë dhe popullit të tij.

Kjo miqësi po zhvillohet në rrafshin ekonomik, vijoi ministri i Turizmit të Izraelit, duke shprehur interesin në rritjen e komunikimit të agjensive turistike mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Izraelit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi bëri një paraqitje të nismave të fundit të qeverisë shqiptare për nxitjen e investimeve në fushën e turizmit, në lehtësirat fiskale për ndërtimin e hoteleve dhe resorteve me 4 dhe 5 yjeve.

Ministri Klosi dhe ministri Levin, bashkëndanë lajmin e mirë të vendosjes së linjës direkte të fluturimit Tel Aviv  – Tiranë.

Linja do të nisë të funksionojë në 13 Prill të këtij viti me frekuencë 2 herë në javë. “Pritshmëria është”-, tha ministri Klosi,- “të disafishohet numri i turistëve izraelitë në Shqipëri, duke shkuar drejt 50 mijë vetë në vit”. Ministri Klosi shtoi se në destinacionet turistike të Shqipërisë, turistëve izraelitë do t’u ofrohet përveç të tjerave, edhe rrugëtimi historik i hebrenjve në Shqipëri, si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.

Ministri Levin përshendeti nismën konkrete të bashkëpunimit mes dy vendeve, atë të lidhjes direkte të fluturimeve, si një mekanizëm që do të nxisë më tej shkëmbimet turistike.

Ministri Klosi ftoi homologun izraelit për vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë të cilën homologu izraelit e mirëpriti me kënaqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.