Kronika

Në pritje të shiut, ikën i nxehti afrikan

Java që vjen do të ndërpresë për disa ditë stinën e nxehtë të verës, pasi do të sjellë largimin e të nxehtit afrikan dhe uljen e temperatuarave shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Parashikohet që reshjet të jenë me intensitet më të lartë kryesisht në zonat e Veriut, ku do të ketë edhe shkarkesa elektrike. Kjo situatë, nga nesër do të shoqërohet edhe me rënie të temperaturave me 3-4 gradë. Në zonat malore nesër, temperaturat nuk do të kalojnë 25 gradët”, thotë Rezarta Xhakollari, meteorologe e Top Channel.

Temperaturat e ulëta dhe shirat parashikohen të zgjasin deri ditën e mërkurë, kur do të ketë një përmirësim të motit.

“Territori i Shqipërisë dhe Ballkani do të përjetojnë temperatura të ulta, që nuk i përkasin muajit të gushtit”, shton Xhakollari.

Sipas meteorologëve, moti i mirë, por jo i nxehtë si këto ditë kur termometri shënoi temperatura tejet të larta, do të na shoqërojë ditëve në vijim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button