⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,791 ▼ -0.19% ETH $2,236 ▲ +0.06% XRP $1.1612 ▼ -2.72% SOL $89.6800 ▼ -0.92%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Në pritje të Sylvinho-s, FSHF bën zyrtare testin e parë miqësor në qershor

Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ekipit përfaqësues, Federata Shqiptare e Futbollit bëri zyrtare miqësoren e parë për muajin qershor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, FSHF njoftoi se më 6 qershor, në orën 20:00 në “Air Albania” do të luhet miqësorja Shqipëri-Luksemburg. Ky është vetëm testi […]

Në pritje për të kuptuar se kush do të jetë trajneri i ekipit përfaqësues, Federata Shqiptare e Futbollit bëri zyrtare miqësoren e parë për muajin qershor. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, FSHF njoftoi se më 6 qershor, në orën 20:00 në “Air Albania” do të luhet miqësorja Shqipëri-Luksemburg.

Ky është vetëm testi i parë, pasi FSHF në reagimin për mediat shtoi se në vijim do të konfirmohet një tjetër test miqësor. Në daljen e tij për mediat, pak ditë më parë, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, konfirmoi se mbeten në pritje të një përgjigje nga ana e Sylvinho-s, nëse do të vijojnë së bashku, nëse do të arrijnë një akord për të rinovuar kontratën aktuale e cila përfundon në korrik.

Duka ishte i qartë teksa shtoi se trajneri i ri, qoftë ky Sylvinho ose jo do të vendoset përpara miqësoreve të muajit qershor. FSHF nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim ashtu si me Edy Reja-n duke mbajtur italian deri në fund të kontratës, ndërsa Sylvinho u detyruar që sfidën e parë ta luante në një ndeshje zyrtare, kualifikuese, si ajo kundër Polonisë në Varshavë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.