Bota
Në vitin 2020 në Kinë pati më shumë se 42 milionë sulme “malware”
Më shumë se 42 milionë sulme “malware” u zbuluan në Kinë në vitin 2020, sipas një raporti të sigurisë kibernetike, i publikuar nga Ekipi Teknik i Reagimit të Emergjencave të Rrjetit Kompjuterik / Qendra e Koordinimit të Kinës (Cncert/Cc), citon “Xinhua”. Sipas raportit, Shtetet e Bashkuara dhe India ishin burimet kryesore të sulmeve të huaja ndaj sigurisë kibernetike të Kinës gjatë vitit të kaluar.
Dokumenti thekson se numri i sulmeve “malware” nga Shtetet e Bashkuara përfaqëson 53.1% të sulmeve totale të huaja, ndërsa 7.2% i atribuohet Indisë. Raporti gjithashtu tregon se Shtetet e Bashkuara janë lider në numrin e serverave të kontrolluar nga “malëare” të huaj që kanë filluar sulme kibernetike kundër Kinës dhe se vendi kishte 19.000 servera të tillë në vitin 2020, i ndjekur nga Holanda me 2083 serverë dhe nga Gjermania me 1923 serverë.