☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,641 ▼ -1.51% ETH $1,621 ▼ -1.78% XRP $0.9198 ▼ -2.23% SOL $69.7100 ▼ -1.68%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Kuriozitete

Nelson Hysa dorëzon meçin ndaj Agit Kabayel

Nelson Hysa e ka përfunduar para kohe meçin më të rëndësishëm të karrierës së tij, pasi është detyruar të dorëzohet në përballjen me kampionin e botës në peshat e rënda, Agit Kabayel.

Sfida u zhvillua në Merkur Spiel-Arena të Dusseldorfit, ku boksieri shqiptar synonte të shkaktonte befasinë dhe të fitonte titullin e botës në kategorinë WBC.


Megjithatë, meçi nuk përfundoi ashtu siç shpresonte Hysa. Në një moment të përballjes, nga këndi i tij u hodh peshqiri i bardhë në ring, duke sinjalizuar dorëzimin dhe ndërprerjen e duelit.

Nga pamjet, ndërprerja u duk se lidhej me një problem fizik të boksierit shqiptar, konkretisht me një lëndim të mundshëm në dorë.

Për Hysën, kjo ishte mundësia e parë për t’u shpallur kampion bote, pasi hyri në këtë përballje me një bilanc të përsosur prej 25 fitoresh në po aq meçe, 23 prej tyre me nokaut.

Në anën tjetër, Kabayel e mbrojti titullin e tij WBC në shtëpi, duke vazhduar serinë e fitoreve në boksin profesionist. Gjermani, para kësaj sfide, kishte bilanc prej 27 fitoresh dhe asnjë humbjeje, me 19 nokautime./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.