🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur në zonën e Paskuqanit në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, është grabitur një argjendari ndërsa dyshohet se autorët të ketë përdorur armë zjarri.

Pasi kanë marrë një sasi bizhuterish, autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me motor. Sakaq, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes teksa po punohet për identifikimin e grabitësve si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2026, rreth orës 14:50, në Paskuqan, 2 shtetas ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e argjendarisë në pronësi të shtetasit L. L. dhe duke kanosur punonjëset me send në dukje armë zjarri, kanë marrë një sasi bizhuterish.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, si dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.