☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

nga Adrian Thano

“… unë nuk e di fare sinqerisht se si i bëhet harbutërisë ekstreme ndaj natyrës që manifestojmë orë e çast ne si popull! Po troç, si popull! …. Ne si qeveri e si shumicë popullore, sidoqoftë nuk do të dorëzohemi, e do të dalim më tej me masa të reja kundër kësaj fuqie të errësirës në trurin tonë si milet… Të hedhësh një shishe plastike apo një qese plastike në rrugë ka vetëm një fjalë që e përkufizon, KRIM“

Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Nga Adrian Thano

Kur një kryeministër flet për “harbutëri ekstreme” të një populli të tërë, ai ose nuk e kupton peshën e fjalës, ose po e zhvendos qëllimisht fajin te viktima.

Asnjë popull nuk është harbut. Populli edukohet dhe orientohet. Ose lihet në kaos nga shteti.

Kjo nuk do të thotë që shteti të kontrollojë çdo sjellje private. As të zëvendësojë ndërgjegjen individuale. Por shteti krijon rregullat e lojës, shembullin, pasojat.

Lexova një reagim diku, sipas të cilit ka ikur koha e shtetit që edukon. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse ka ikur ndonjë kohë, ka ikur koha e shtetit që flet shumë.

Edhe në shoqëritë më liberale, shteti nuk është tërhequr nga edukimi qytetar, veçanërisht nga mbrojtja e mjedisit. Por ky edukim nuk bëhet me aksione, fushata, “masa të reja” kur e keqja ka ndodhur. As me burg për popullin e qindarkave, por jo për elitën e miliardave.

Edukimi është strategjik, është afatgjatë. Është investim serioz në sistemin arsimor, në formimin qytetar. Patjetër, edhe në atdhedashurinë që e përmendi papritur në të njëjtin fjalim, kryeministri ynë kozmopolit.

Stadiumet bizhu, betoni i luksit, sheshet fasadë, apo gratacielat mund të prisnin ca.

Edukimi kërkon edhe bashki që punojnë çdo ditë, jo për fotografi e video. Kërkon polici që nuk e ka mendjen nga sabahu në darkë vetëm te gjobat. Por në mënyrë të veçantë kërkon shembullin moral të atyre që drejtojnë.

Shkurt, përgjegjësia individuale ekziston. Por ajo lulëzon vetëm aty ku shteti bën punën e vet.

Shkaku kryesor i katastrofave që përsëriten nuk është shishja e rrokullisur në ujë. Është korrupsioni në veprat publike, rrugë, kanale, projekte hidrike.

Kur tenderët shkojnë për miq apo për klientë, mos prit punë cilësore. Flasim për “krimin” e atyre që flakin plastikat. Krimi më i madh është bërë me firmë dhe vulë në zyrat e shtetit.

Ndaj nuk ka asnjë “fuqi të errësirës në tru”. Ka dështim të qeverisjes. Nëse ky popull është harbut, kush e ka drejtuar këtë “harbutëri” për gati një dekadë e gjysëm?

Edhe sikur ky të ishte populli më i keq në botë, nuk është as fisnike, as e drejtë, as e pranueshme të flasësh me përbuzje për ata që ke pasur për detyrë t’i mbrosh dhe t’i udhëheqësh. Nuk mund të jesh kryeministër i shumicës dhe njëkohësisht gjykatësi moral i saj.

Ashtu siç fryhesh më keq se lumenjtë, për arritjet, ashtu duhet ta marrësh mbi vete edhe barrën e dështimeve.

Vëreni se si Berishës ia ka fajin populli pse nuk kthehet dot në qeverisje. Ramës ia paska fajin populli pse përmbytet vendi. Kur pushteti nuk merret dot me votë, populli “nuk kupton”. Kur pushteti dështon në qeverisje, populli “është harbut”.

Çfarë mjerimi moral dhe intelektual!

Sa e rëndë bëhet kjo, kur vjen nga dy njerëz, të cilëve ky popull u ka dhënë gjithçka. Pushtet të pakufizuar, pasuri, besim, vite të tëra qeverisje. Në këmbim merr gishtin drejt tij.

Një udhëheqës i vërtetë e mbron popullin edhe nëse ai gabon. Nuk e përdor si alibi për dështimet e veta. Nëse e bën, thjesht është duke pranuar publikisht se nuk është më i denjë ta udhëheqë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.