☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,666 ▲0.19%
DOW 50,927 ▲0.04%
NASDAQ 26,872 ▲0.04%
NAFTA 89.32 ▼3.82%
ARI 4,215 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,504 ▲ +3.11% ETH $2,751 ▲ +1.92% XRP $1.5363 ▲ +3.25% SOL $122.2000 ▲ +3.81%
S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.32 ▼3.82 % ARI 4,215 ▲0.3 % S&P 500 7,666 ▲0.19 % DOW 50,927 ▲0.04 % NASDAQ 26,872 ▲0.04 % NAFTA 89.32 ▼3.82 % ARI 4,215 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Sporti

“Nëse nuk e bleni, do e shesim”, Besiktas del me ultimatum për Ernest Muçi-n

Çdo ditë që kalon dhe një lajm i ri del në pah, lidhur me çështjen më të diskutueshme sa i takon legjionarëve tanë kuqezi, e ardhmja e fantazistit Ernest Muçi. E ardhmja e Muçit mbetet mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit. Opsioni për blerjen e kartonit është i vlefshëm deri më 10 maj, ndërsa Trabzonspori po heziton. […]

Çdo ditë që kalon dhe një lajm i ri del në pah, lidhur me çështjen më të diskutueshme sa i takon legjionarëve tanë kuqezi, e ardhmja e fantazistit Ernest Muçi. E ardhmja e Muçit mbetet mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit. Opsioni për blerjen e kartonit është i vlefshëm deri më 10 maj, ndërsa Trabzonspori po heziton.

Klubi turk beson se mund të përfitojë ulje, të cilën edhe e ka kërkuar. Drejtuesit janë shprehur se nuk do e paguajnë shifrën 8.5 milionë euro sipas mediave turke, gjë e cila nuk është pritur mire nga ana e drejtuesëve të gjigandit turk Besiktas, klubi i cili zotëron kartonin e 25 vjeçarit. Në anën tjetër, Beshiktashi është i prerë për të mos negociuar. “Nëse nuk e bleni, do e shesim diku tjetër”, raportohet po ashtu nga “shqiponjat” e Stambollit.

Kjo situatë vjen në një moment mjaft delikat. Me 2 pikë më pak se Fenerbahçe, Trabzonspori po lufton për të marrë vendin e dytë që e dërgon drejt kualifikueseve të Champions. Muçi mbetet një pike kyçe në formacionin e skuadrës nga Trabzoni, por duket se edhe paraqitjet shumë të mira të tij, nuk kanë mjaftuar që të bindin drejtuesit e klubit për të hapur thesin e për të aplikuar të drejtën e blerjes së kartonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.