🌧️
Tiranë 15°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.63 ▲1.14%
ARI 3,602 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,794 ▲ +4.17% ETH $1,702 ▲ +3.83% XRP $0.9516 ▲ +5.38% SOL $71.3300 ▲ +6.18%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.63 ▲1.14 % ARI 3,602 ▲1.04 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.63 ▲1.14 % ARI 3,602 ▲1.04 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj drejtuesve të UÇK-së

Nesër (e premte) përfundon afati që mbrojtja e drejtuesve të UÇK-së, Hashimit Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, të njoftojë apelimin e vendimit dënues të gjykatës së shkallës së parë Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë më 16 shtator.

Tashmë, avokatët e katërshes së UÇK-së kanë bërë të ditur se ata do të kundërshtojnë dënimin e ish-udhëheqësve, pasi që të njëjtët, i kanë vlerësuar dënimet si të padrejta.

Përveç tyre, nga ana tjetër, është edhe Prokuroria e Speciales, ajo që po ashtu ka paralajmëruar mundësinë e apelimit. Porse, ende s’është bërë e ditur se nëse prokuroria ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës.

Në rast të apelimit, Gjykata e Apelit do t’i shqyrtojë pretendimet e palëve dhe ligjshmërinë e aktgjykimit, pa e përsëritur procesin gjyqësor në tërësi.

Sa i përket këtij procesi, nuk ka afat të caktuar se kur pritet të përfundojë, megjithatë, zëra nga njohës të fushës kanë paralajmëruar se procesi në Apel, mund të zgjasë rreth një vit.

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së në shtator ngjalli reagime e kundërshtime të shumta. Të njëjtat u përkthyen në protesta masive për disa ditë rresht.

Gjatë këtyre zhvillimeve, ishte edhe ideja e ndryshimit të Ligjit të Speciales. Ky ligj u kërkua të miratohej në Kuvend nga protestuesit, të cilët, paralajmëronin edhe forma të tjera të protestës përveç atyre paqësore në rast të mos votimit të ligjit.

Ligji fillimisht u votua, porse ndërkohë, u kërkua kthimi i tij në Kuvend, gjë që u bë me vendim të Presidentes. Një draft i ri lidhur me këtë ligj është paralajmëruar se së shpejti do të dërgohet në Kuvend për miratim.

Bashkimi Evropian bëri të ditur se presin që të konsultohen për çfarëdo nisme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Për këtë është deklaruar, u.d kryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, e cila ka thënë se mirëpret gatishmërinë e BE-së për konsultime rreth ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara./KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.