BRUKSEL – Pablo Hernandez de Cos pason Christine Lagarde në krye të BQE-së
BRUKSEL, 26 nëntor /ATSH-AFP/ – Spanjolli Pablo Hernandez de Cos do të pasojë francezen Christine Lagarde në postin e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), bënë të ditur sot burime diplomatike të Bashkimit Evropian.
Hernandez de Cos, 55 vjeç, aktualisht drejton Bankën për Shlyerjet Ndërkombëtare (BIS), me seli në Bazel të Zvicrës.
Ai ka qenë guvernator i Bankës së Spanjës nga viti 2018 deri në vitin 2024.
Sipas disa diplomatëve, vendet e eurozonës e kanë preferuar atë përballë kandidaturës së holandezit Klaas Knot./ /Ad.Ab./ a.jor.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.