🌧️
Tiranë 15°C · Shi 26 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.63 ▲1.14%
ARI 3,602 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
₿ CRYPTO
BTC $60,794 ▲ +4.17% ETH $1,702 ▲ +3.83% XRP $0.9516 ▲ +5.38% SOL $71.3300 ▲ +6.18%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.63 ▲1.14 % ARI 3,602 ▲1.04 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.63 ▲1.14 % ARI 3,602 ▲1.04 %
EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600 EUR/USD 1.0964 EUR/GBP 0.8371 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 89.9090 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6405 EUR/TRY 55.6265 EUR/JPY 174.52 EUR/CAD 1.5600
26 Nën 2026
Breaking
Politika

Tabaku kundërshton Aktin Normativ për protestat: Antikushtetuese, po i japin Policisë kompetenca të Gjykatës! U ushtrua dhunë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kundërshtuar në Kuvend dy aktet normative të qeverisë për tubimet dhe shpërblimin e dëmeve ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë protestave, duke i cilësuar ato si antikushtetuese dhe në shkelje të të drejtave themelore të qytetarëve. Tabaku deklaroi se prej 170 ditësh qytetarët po zhvillojnë protesta kombëtare, ndërsa të rinjtë po ngrihen për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Ajo akuzoi Policinë e Shtetit se nuk ka vepruar në mënyrë të njëtrajtshme gjatë tubimeve, duke pretenduar se në disa raste është tërhequr qëllimisht dhe ka lejuar përshkallëzimin e situatës drejt bizneseve private dhe institucioneve. Deputetja demokrate tha se u kishte bërë apel publik protestuesve që të mos dëmtonin bizneset, ndërsa ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si policia ka menaxhuar protestat.

“Kam dalë publikisht dhe i kam kërkuar protestuesve që mos t’i prekin bizneset, por qëllimisht policia u tërhoq dhe i la protestuesit dhe turmën që të shkonin drejt bizneseve private. Qëllimisht policia, mbasi ushtroi tre ditë dhunë ndaj të rinjve, ditën e katërt i la protestuesit të shkonin te institucionet”, deklaroi Tabaku.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për shoqërimin dhe arrestimin e të miturve gjatë protestave, duke pretenduar se bëhet fjalë për 250 minorenë të ndaluar nga policia.

“Ka plot punonjës policie që e kryejnë me integritet detyrën e tyre, por nga ana tjetër ka edhe një grup të madh në Policinë e Shtetit që ndihmon grupet kriminale. Ka një grup që është sjellë në mënyrë kriminale, joproporcionale me qytetarët që kanë protestuar”, u shpreh deputetja.

Në fokus të kritikave të saj ishin dy aktet normative, për të cilat Tabaku argumentoi se ndërhyjnë në kompetencat e sistemit gjyqësor dhe cenojnë garancitë kushtetuese. Sipas saj, një prej akteve po zbatohet edhe pse është dërguar për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Tabaku pretendoi se ndryshimet e propozuara i japin Policisë së Shtetit kompetenca që, sipas saj, duhet t’i takojnë gjykatës, duke mundësuar marrjen e masave ndaj qytetarëve pa përfunduar procesi gjyqësor.

“Aktet normative janë antikushtetuese sepse përveçse cenojnë të drejtat e njeriut, cenojnë nga ana tjetër edhe procesin e rregullt ligjor. I japin kompetencat e gjykatës Policisë së Shtetit, pa përfunduar një proces gjyqësor. Në qoftë se jemi një shtet policor, atëherë pranojeni që jemi një shtet policor dhe nuk e menaxhon dot as me rregulla, as me ligje normale, as me vendime gjykatash. Por kompetencat që merr Policia e Shtetit me këtë akt normativ e çojnë Shqipërinë në vitet ’90”, deklaroi ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.