KONTROLLE FALAS ME MAMOGRAFI EDHE PËR GRATË NË TUZ, PA UDHËZIM MJEKËSOR
Foto: Shutterstock
Shtëpia e Shëndetit në Podgoricë organizon kontrolle parandaluese me mamografi digjitale, në kuadër të fushatës „Tetori Rozë“, muajit kushtuar ndërgjegjësimit dhe luftës kundër kancerit të gjirit.
Siç njoftojnë nga ky institucion shëndetësor, gratë nga Podgorica, Tuzi dhe Zeta mund t’i kryejnë kontrollet pa pasur nevojë për udhëzim mjekësor. Kontrollet realizohen në Qendrën e Radiologjisë, në lagjen Aeroportin e Vjetër, çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte, në orarin nga ora 12:00 deri në 14:00.
Nga Shtëpia e Shëndetit bëjnë të ditur se kontrollet fillojnë më 14 tetor, ndërsa u bëjnë thirrje grave që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe t’i kushtojnë vëmendje shëndetit të tyre përmes ekzaminimeve parandaluese.
„Dhurata më e bukur që mund t’i bëni vetes është shëndeti. Ndani 15 minuta për një kontroll parandalues“, thuhet në mesazhin e Shtëpisë së Shëndetit në Podgoricë.
Fushata „Tetori Rozë“ synon rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit të gjirit, si dhe inkurajimin e grave që të kryejnë kontrolle të rregullta parandaluese.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.