Ministri Malaj dënon sulmin ndaj Ministrisë së Financave: Asnjë pakënaqësi e dhunë s’e justifikon rrezikimin e jet�
Ministri i Financave Petrit Malaj ka reaguar gjithashtu ndaj akteve të dhunshme që u regjistruan në ambientet e Ministrisë së Financave në qendër të kryeqytetit.
Në postimin e tij në Facebook, Malaj thotë se protesta e humb kuptimin në momentin kur fjalët zëvendësohen me gurë.
Ai thotë se e drejta për të protestuar respektohet por rrezikimi i jetës së tjetrit dhe dëmtimi i pronës publike janë të pajustifikueshme.
“Kur fjalët zëvendësohen me gurë, protesta humbet kuptimin e saj. E drejta për të protestuar, për të kundërshtuar dhe për të kërkuar llogari është e drejtë e çdo qytetari. Dhe duhet respektuar gjithmonë. Por dhuna nuk është mënyra për t’u dëgjuar. Asnjë pakënaqësi nuk e justifikon rrezikimin e jetës së të tjerëve apo dëmtimin e pronës publike dhe private”.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.