Rajoni

New York Times: Maqedonia rrezikon të ndahet

Gazeta prestigjioze “New York Times”, ka raportuar se Maqedonia mund ta pësojë rëndë nga superskandali i përgjimeve.
E më keq se kaq, ky vend ka gjasë të vuajë deri në ndarje, edhe për shkak të telasheve etnike, që ridolën në pah një javë më parë në Kumanovë.

“NYT”, shkruan se Maqedonia, një vend në Ballkan sa Vermonti në Amerikë, me vetëm 2 milionë banorë, shfaq tendenca shumë të theksuara nacionaliste, pavarësisht që ka një histori si shtet me vetëm 24 vjet. Gazeta konkludon se vendi që dikur shihej si një republikë me shpresa të mëdha për zhvillim, gjatë kohës komuniste në Jugosllavi ka kaluar dekadën e fundit, në një shtet autoritar nën udhëheqjen e vetëm një partie.

VMRO-ja, siç raporton e përditshmja amerikane, i ka shtypur të drejtat e njeriut (sidomos të shqiptarëve) ka ngulfatur mediet, ka mobilizuar forcat e sigurisë, ka keqpërdorur me sistemin e drejtësisë dhe ka arritur që ta largojë edhe opozitën nga Kuvendi.

“NYT”, në njëfarë forme, fajin për krejt këtë situatë ia lë kryeministrit Nikola Gruevski, për të cilin thotë se “në një vlug të shpërthimit të energjisë me përmbajtje nacionaliste, është fokusuar në një program të infrastrukturës që duket si i pafund, e që tani po shkon drejt përfundimit”.

E ky program, sipas raportit, mund të shihet me statujat e stilit neoklasik, të vendosura përgjatë lumit Vardar në Shkup, që janë bërë për të krijuar idenë e një kombi të veçantë maqedonas, duke injoruar praninë e shqiptarëve, si një popullatë e numër në vend. Shpëtimi për këtë shtet, sipas gazetës, që citon analistë dhe politikanë nga Shkupi, është në dorëheqjen e Gruevskit dhe atë me vullnetin e tij, pa pasur nevojë për protesta të dhunshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button