Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.39 ▲0.78%
ARI 4,450 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,238 ▲ +1.06% ETH $1,900 ▲ +0.07% XRP $0.9980 ▲ +0.01% SOL $76.3400 ▲ +1.22%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.39 ▲0.78 % ARI 4,450 ▼0.54 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.39 ▲0.78 % ARI 4,450 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje për shkak të rrezikut nga zjarret

Duke filluar nga 1 korriku do të hyjë në fuqi ndalimi i lëvizjes nëpër pyje pa leje përkatëse, si masë për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit veror. Vendimi nga Qeveria është marrë për shkak të temperaturave të larta dhe rrezikut të shtuar nga zjarret në hapësirat pyjore.

Drejtori i drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov thotë se institucionet janë të përgatitura dhe të organizuara për sezonin e zjarreve. Megjithatë, ai thekson se këto resurse mund të mos jenë të mjaftueshme në rast të zjarreve të mëdha.

”Edhe vitin e kaluar ishim mirë të organizuar por edhe këtë vit jemi të organizuar. Të gjitha resurset që i posedojmë, duke filluar nga ato njerëzorë por edhe automjete, aeroplanë dhe helikopterë do ti kemi në dispozicion. Për atë se a mjaftojnë këto resurse, sigurisht që jo. Shtete shumë më të forta ekonomikisht se ne, siç është Greqia dhe Turqia, çdo verë kërkojnë ndihmë për shkak të zjarreve. Pra, kam frikë se edhe këtë verë resurset nuk do të mjaftojnë por është e pamundur që shteti të ketë aq resurse sa shtetit do t’i nevojiten gjatë verës”, deklaroi Stojançe Angelov – Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura, të tregojnë kujdes gjatë qëndrimit në natyrë dhe të raportojnë menjëherë çdo rast që mund të paraqesë rrezik për pyjet. Shkelësit e rregullave do të përballen me masa dhe sanksione sipas ligjit.

Sipas institucioneve përgjegjëse, qëllimi i masës së vënies së ndalesës është parandalimi i dëmeve të mëdha ekologjike dhe mbrojtja e pasurive pyjore të vendit gjatë muajve të verës.

Vitin e kaluar në vendin tonë u dogjën rreth 95 mijë hektarë pyje dhe sipërfaqe me bimësi, si pasojë e më shumë se 130 zjarreve pyjore të regjistruara në mbarë vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.