Paga mesatare neto në gusht 48.733 denarë, rritje 7,6 për qind në një vit
Paga mesatare mujore neto e paguar në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ishte 48.733 denarë, për 7,6 për qind më e lartë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Paga mesatare bruto ishte 73.336 denarë.
Paga mesatare mujore neto e paguar në Maqedoninë e Veriut në gusht të vitit 2026 ishte 48.733 denarë, që është rritje prej 7,6 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, siç njofton MIA, duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës.
Sipas raportimit të MIA-s, rritja vjetore e pagës mesatare neto vjen para së gjithash nga rritja e pagave në sektorët e furnizimit me ujë, largimit të ujërave të ndotura, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit, me 11,9 për qind, në veprimtaritë administrative dhe shërbyese ndihmëse, me 10,7 për qind, si dhe në industrinë përpunuese, me 9 për qind.
Krahasuar me muajin paraprak, në gusht rritje e pagës mesatare neto të paguar u shënua në sektorin e furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim, me 5,4 për qind, në art, argëtim dhe rekreacion, me 5 për qind, si dhe në veprimtaritë administrative dhe shërbyese ndihmëse, me 4,2 për qind.
Ndërkaq, paga mesatare mujore bruto e paguar në gusht të këtij viti ishte 73.336 denarë, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës, siç transmeton MIA.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.