Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.25 ▼3%
ARI 4,354 ▼3.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $61,628 ▼ -2.55% ETH $1,610 ▼ -8.54% XRP $1.1112 ▼ -3.99% SOL $64.8800 ▼ -4.25%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.25 ▼3 % ARI 4,354 ▼3.35 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.25 ▼3 % ARI 4,354 ▼3.35 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
06 Jun 2026
Breaking
roze

Nga Ben Affleck te P. Diddy: Sekretet e lidhjeve të Jennifer Lopez

E njohur në mbarë botën për suksesin në muzikë, film dhe skenë, Jennifer Lopez nuk ka qenë në qendër të vëmendjes vetëm për karrierën e saj të jashtëzakonshme, por edhe për jetën sentimentale plot ulje-ngritje dhe lidhje me emra të njohur të showbiz-it botëror, nga kërcimtarë dhe aktorë, deri te sportistë dhe producentë të famshëm që kanë bërë bujë ndër vite.

Historitë e saj të dashurisë, shpesh të ndjekura nga publiku dhe media, kanë qenë po aq të komentuara sa edhe hitet e saj muzikore dhe rolet në Hollywood.

Pavarësisht nëse ndarjet kanë qenë paqësore apo të mbushura me tension, ish-partnerët e saj kanë dhënë herë pas here detaje për karakterin e JLo dhe mënyrën se si ajo përjeton dashurinë, si një “romantike e pashpresë”, siç e ka quajtur veten.

Ndërsa ajo po përballet me jetën pas divorcit të katërt dhe mes spekulimeve për një lidhje të re me aktorin Brett Goldstein, media HELLO! ka mbledhur deklaratat më të bujshme të ish-partnerëve të saj.

Ojani Noa

Në vitin 1997, Jennifer Lopez sapo kishte nisur ngritjen e saj në Hollywood me filmin “Selena”, ndërsa po atë vit u martua me bashkëshortin e saj të parë, Ojani Noa. Pas ndarjes 11 muaj më vonë, Noa planifikoi të publikonte një libër rrëfyes për marrëdhënien e tyre, por Lopez ngriti padi dhe e ndaloi publikimin. Ai më vonë ka treguar se ishte bërë xheloz gjatë lidhjes, pasi ajo shfaqej publikisht me Sean “Diddy” Combs, me të cilin më pas edhe nisi një romancë.

“E telefonova Jen dhe e pyeta pse po dilte me të dhe ajo më tha: ‘Është vetëm punë. Kjo është ajo që më thonë të bëj’. Unë isha xheloz dhe bërtisja: ‘Por ti je e martuar!’”

Në një video në YouTube në vitin 2011, ai e përshkroi martesën si shumë të fortë emocionalisht.

“Isha totalisht i dashuruar, ishim shumë të dashuruar.”

Pas martesës së Jennifer me Ben Affleck, ai i uroi fat, por shtoi se nuk ishte i bindur që do zgjasë.

Sean “Diddy” Combs

Ojani kishte arsye për xhelozi, pasi Jennifer më pas nisi një lidhje publike dyvjeçare me P. Diddy. Më vonë ajo pranoi se marrëdhënia ishte e vështirë dhe se ai e kishte tradhtuar.

“Për herë të parë isha me dikë që nuk ishte besnik. Po qaja, po çmendesha… më ndryshoi jetën”, tha ajo në vitin 2003.

Pavarësisht ndarjes, ata mbetën në marrëdhënie të mira. Diddy e ka quajtur Jennifer “një nga më të mirat” dhe ka pranuar se ajo ka qenë një nga dashuritë e tij më të mëdha.

Cris Judd

Jennifer u martua me balerinin dhe koreografin Cris Judd në vitin 2001, por martesa zgjati më pak se një vit. Judd ka thënë se suksesi i marrëdhënies varet nga përkushtimi:

“Martesa kërkon punë. Nuk mund të largohesh thjesht kur gjërat bëhen të vështira.”

Ai ka folur edhe për presionin e madh mediatik:

“Jeta jonë private ishte e ekspozuar. Dasma ishte si cirk.”

Megjithatë, ai theksoi se kjo nuk ishte arsyeja e ndarjes.

“Thjesht nuk funksionoi.”

Marc Anthony

Jennifer dhe Marc Anthony u martuan në vitin 2004 dhe kanë dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme. Ata u divorcuan në vitin 2014, por kanë mbetur miq të mirë. Anthony ka thënë se ndarja ishte vendim i përbashkët:

“Nuk ishte diçka dramatike. Ishte një vendim i përbashkët.”

Ai e ka vlerësuar Jennifer si një nga njerëzit më punëtorë që njeh.

“Ajo është e para që vjen dhe e fundit që largohet.”

Casper Smart

Në vitin 2011, Jennifer nisi lidhjen me balerinin Casper Smart, i cili është 18 vite më i ri. Ai më vonë pranoi se ishte i papjekur për atë marrëdhënie:

“Isha i ri dhe egoist.”

Ata u njohën gjatë xhirimeve të videoklipit “Dance Again” dhe fillimisht lidhja nisi si flirt, para se të bëhej romancë.

Alex Rodriguez

Alex Rodriguez e ka quajtur ditën kur u njoh me Jennifer “ditën më me fat të jetës sime”. Çifti u fejua në vitin 2019 pas dy vitesh lidhje, por u ndanë gjatë pandemisë. Në deklaratë ata thanë:

“E kuptuam se jemi më mirë si miq.”

Rodriguez e ka përshkruar Jennifer si një nga njerëzit më të talentuar dhe punëtorë që njeh.

Ben Affleck

Historia e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck është një nga më të famshmet në Hollywood. Ata u fejuan për herë të parë në vitin 2004, por u ndanë për shkak të presionit mediatik. U rikthyen pas gati dy dekadash dhe u martuan në vitin 2022 në Las Vegas.

Megjithatë, në vitin 2024 u ndanë sërish dhe divorci u finalizua vitin pasues. Affleck ka thënë se nuk kishte skandale në ndarje dhe e ka vlerësuar Jennifer si një nënë dhe person të jashtëzakonshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.