☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,719 ▼1.11%
DOW 51,621 ▼0.09%
NASDAQ 26,693 ▼1.88%
NAFTA 95.10 ▲1.02%
ARI 4,122 ▼1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $81,909 ▼ -1.53% ETH $2,426 ▼ -3.2% XRP $1.3245 ▼ -3.42% SOL $104.1700 ▼ -2.85%
S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 % S&P 500 7,719 ▼1.11 % DOW 51,621 ▼0.09 % NASDAQ 26,693 ▼1.88 % NAFTA 95.10 ▲1.02 % ARI 4,122 ▼1.33 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Nga evazioni fiskal e krimi kibernetik, Gogu prezanton rekomandimet e 2026

Ministri i Drejtësisë Toni Gogu prezantoi sot në 2 qershor rekomandimet para Prokurorit të Përgjithshëm,  drejtuesit të SPAK si dhe drejtuesve të Prokurorive të rretheve.

Gogu u shpreh se rekomandimet janë strukturuar në tetë fusha.

“Në këtë vit ne shënojmë një ndryshim cilësor për natyrën e rekomandimeve, pasi rekomandimet janë kthyer në instrument vlerësimi me burime verifikimi dhe afata të qarta. BE na kërkon një menakizëm të qëndrueshëm dhe disiplinor dhe progresi të jetë i verifikueshëm. Rekomandimet janë strukturuar në tetë fusha”, tha Gogu.

Më pas, bëri me dije se ka hapa pozitivë në raport me luftën ndaj kriminalitetit e sidomos korrupsionit gjhatë 2025. Dha edhe shifra konkrete.

“Gjatë vitit 2025, ka tendenca që meritojnë vëmendje. Nga SPAK, 37 përqind e procedimeve janë regjistruar nga vetë institucioni, ka një rritje prej gati 20 përqind në raport me 2024. Çështjet e mbartura janë reduktuar ndjeshëm dhe para afatit që kishte vendosur SPAK. Vlera e aseteve të sekuestruara arrin në gati 33 milionë euro. Mbi 50 përqind e zyrtarëve të hetuar nga SPAK janë dërguar në gjykatë. 182 procedime korrupsioni janë nga Prokuroritë e zakonshme. Prokurorë dhe oficerë kanë ndjekur trajnime për të luftuar korrupsionin. Shërbimi prokurorial ka ecur në shumë tregues. Konfiskimet përfundimtare kanë nevojë për vëmendje të shtuar”, u shpreh Gogu.

Më tej, foli për tre rekomandimet kryesore gjatë 2026.

“Evazioni fiscal duhet të jetë prioritet. Është shtyllë e rendit ekonomik të vendit dhe konkurrencës së ndershme. Rekomandimet e 2026 e trajtojnë evazionin fiskal si një prioritet e ndaj duhet bashkëpunim ndërinstitucional për ta luftuar këtë fenomen. E dyta është krimi kibernetik. Pastrimi i parave bëhet në kriptovaluta, grupet kriminale përdorin mënyra të ndryshme pastrami parash. Ndaj në rekomandimet e 2026 kërkohen investime teknologjike të vazhdueshme. E treta, kriminaliteti rrugor. Drejtimi pa leje drejtimi, drejtimi në gjendje të dehur janë prioritete, që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve. Është një fushë, që duhet të kemi fokus. Prioritetet e 2026 të tjera mbeten konstante”, deklaroi ministri.

Në fund, Gogu nënvizoi se standardi europian duhet të ndërtohet përditë me punë dhe jo me fjalë.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.