☁️
Tiranë 28°C · Vranët 19 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 96.08 ▼1.18%
ARI 4,425 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $81,272 ▲ +4.11% ETH $2,638 ▲ +5.32% XRP $1.4253 ▲ +7.99% SOL $111.8700 ▲ +6.04%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 96.08 ▼1.18 % ARI 4,425 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1478 EUR/GBP 0.8585 EUR/CHF 0.9450 EUR/ALL 91.1717 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3945 EUR/TRY 55.9856 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6055
19 Sht 2026
Breaking
Sporti

Nga inferiorët italianë tek elita skoceze! Kush është shkodrani Sabah Kerjota, një nga risitë e Maran

Sabah Kerjota është një nga risitë e listës së saposhpallur nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran. Për çfarë profili lojtari bëhet fjalë? Kerjota është 25 vjeç dhe luan në pozicionin e sulmuesit të djathtë. Luan në Skoci me Hearts, në një kampionat shumë fizik dhe kuqezinjve mund t’u bëjë punë në të ardhmen.

Ka lindur në Shkodër, është aktivizuar me moshat e Vllaznisë dhe më pas e ka kërkuar fatin në Itali. Lojtari 25-vjeçar është aktivizuar me skuadra të kategorive inferiore, në Serie D kryesisht, si Narnese, Clituno, Montefano, Ancona dhe Sanbenedetesse.

Pasatj kalimi në futbollin elitar skocez sezonin e kaluar, me fanellën e Hearts, ku Kerjota numëron 18 ndeshje. Këtë sezon është aktivizuar në 6 ndeshje dhe ka shënuar një gol, duke konfirmuar formën e mirë që ka tërhequr vëmendjen e stafit teknik kuqezi. Dhe ftesa nuk ka vonuar.

Në 4 ndeshjet që do të luajë Kombëtarja shqiptare këtë periudhë shkodrani mund të ketë shanset e tij, ku mbetet të shihet se çfarë impakti do të ketë me fanellën kuqezi. Fakti që luan në një kampionat të forte, si ai skocez, është një indicie, por ndoshta nuk mjafton.

Kerjota mund të jetë një kopje e Jasir Asanit, pasi luan në të djathtë dhe gjuan me këmbën e majtë. Ka një lloj pjekurie pas aktivizimit me Hearts dhe tani mbetet të shihet se si do ta përdorë këtë element trajneri Maran.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.