🌧️
Tiranë 15°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,568 ▼0.15%
DOW 52,116 ▲0.67%
NASDAQ 25,301 ▼0.54%
NAFTA 96.74 ▼7.09%
ARI 3,953 ▲1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,937 ▼ -1.07% ETH $2,249 ▼ -0.44% XRP $1.2490 ▲ +0.22% SOL $91.3400 ▼ -2.79%
S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 % S&P 500 7,568 ▼0.15 % DOW 52,116 ▲0.67 % NASDAQ 25,301 ▼0.54 % NAFTA 96.74 ▼7.09 % ARI 3,953 ▲1.39 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga Instituti Onkologjik te zjarret dhe Gaza, zbardhen vendimet e reja të qeverisë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme, 30 korrik 2026, një sërë vendimesh dhe projektligjesh që prekin shëndetësinë, turizmin, sigurinë, mjedisin dhe administratën publike.

Një nga vendimet kryesore është krijimi i Institutit Kombëtar Onkologjik si strukturë shëndetësore universitare dhe kërkimore-shkencore. Ky institucion do të ketë në fokus trajtimin e sëmundjeve onkologjike, zhvillimin e kërkimit shkencor, edukimin e profesionistëve të shëndetit dhe ofrimin e shërbimeve të specializuara për pacientët.

Qeveria miratoi gjithashtu, në parim, një marrëveshje ndryshuese me Italinë për njohjen dhe konvertimin e lejeve të drejtimit mes dy vendeve.

Në kuadër të sezonit turistik 2026, u vendos pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike. Ky kufizim do të jetë në fuqi nga hyrja në fuqi e vendimit deri më 15 shtator 2026.

Një tjetër vendim lidhet me shpërblimin e personelit të angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve gjatë vitit 2026, si vlerësim për punën e kryer në përballimin e situatave emergjente.

Këshilli i Ministrave miratoi edhe riorganizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, me qëllim përmirësimin e kontrollit dhe zbatimit të ligjit në fushën e territorit.

Në mbledhje u miratua gjithashtu propozimi për një projektligj që lidhet me pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.

Ndër vendimet e tjera janë edhe rregullat për shërbimet jashtë vendit të punonjësve, përfshirë procedurat, shpenzimet dhe kompensimin financiar. U miratuan disa ndryshime edhe për kontrollin mjekësor bazë për qytetarët e moshës 35-70 vjeç, si dhe ndryshime në organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.