☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,473 ▲ +0.12% ETH $2,248 ▲ +0.27% XRP $1.2493 ▲ +0.16% SOL $95.7800 ▲ +0.9%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Profesori amerikan Alon Ben-Meir reagon ashpër për vrasjen e Arlinda Zekajt: Çfarë turpi për një vend që luftoi kaq fort për lirinë

Profesori amerikan Alon Ben-Meir ka reaguar ashpër pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Kosovë, duke kritikuar institucionet për dështimin në mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

Në një postim në Facebook, Ben-Meir ka rikujtuar sakrificat e popullit të Kosovës gjatë luftës për liri, duke theksuar se është e turpshme që, edhe pas gjithë atyre vuajtjeve, gratë vazhdojnë të vriten në shtëpitë e tyre, ndërsa institucionet që duhet t’i mbrojnë dështojnë vazhdimisht, shkruan Telegrafi.

Ai ka përmendur edhe shifrën prej tetë grave që, sipas postimit të tij, janë vrarë si pasojë e dhunës në familje vetëm gjatë këtij viti.

Duke iu referuar rastit të Arlinda Zekajt, profesori amerikan ka shkruar se ajo u kishte kërkuar mbrojtje autoriteteve, duke i paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Sipas tij, vetëm tri ditë pas apelit të saj të fundit, Arlinda u vra me sëpatë nga kunati i saj, në rrethana që lidhen me përpjekjen e saj për ta marrë sërish të birin, pasi ai ishte marrë nga familja e bashkëshortit.

Ben-Meir e ka cilësuar këtë rast si turp kombëtar për Kosovën, duke theksuar se një vend që ka luftuar aq shumë për lirinë e tij nuk duhet të lejojë që grave t’u mohohet e drejta më themelore, ajo për të jetuar.

“Një vend që luftoi për lirinë e vet nuk duhet të pranojë kurrë një realitet në të cilin grave të tij u mohohet liria më themelore nga të gjitha: e drejta për të jetuar”, ka shkruar profesori amerikan.

Reagimi i Ben-Meir vë në pah edhe një herë shqetësimin për sigurinë e grave në Kosovë dhe përgjegjësinë e institucioneve për të reaguar me kohë ndaj rasteve të dhunës dhe kërkesave për mbrojtje./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.