☁️
Tiranë 26°C · Vranët 02 June 2026
S&P 500 7,600 ▲0.26%
DOW 51,079 ▲0.09%
NASDAQ 27,087 ▲0.42%
NAFTA 90.21 ▼2.12%
ARI 4,561 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $69,440 ▼ -4.87% ETH $1,971 ▼ -0.79% XRP $1.2596 ▼ -3.5% SOL $78.9300 ▼ -2.69%
S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.21 ▼2.12 % ARI 4,561 ▲1.22 % S&P 500 7,600 ▲0.26 % DOW 51,079 ▲0.09 % NASDAQ 27,087 ▲0.42 % NAFTA 90.21 ▼2.12 % ARI 4,561 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Politika

“Nga kundërshtitë te suksesi”, Rama: Historia e Costa Navarinos si mësim për zhvillimin

Një ditë pas protestës së mbajtur në Tiranë për çështjen e Zvërnecit, Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale me një postim ku ka ndarë pamje nga Costa Navarino, një destinacion luksoz turistik në Greqi, duke e shoqëruar me një mesazh të gjatë mbi zhvillimin, investimet dhe qëndrimet ndaj projekteve të mëdha infrastrukturore e turistike.

Në mesazhin e tij, kryeministri përshkruan Costa Navarinon si një shembull transformimi, duke theksuar se fillimisht projekti është përballur me kundërshti, peticione dhe parashikime për dëmtim të mjedisit, por sot, sipas tij, është kthyer në një nga destinacionet më prestigjioze turistike në Europë.

Rama rendit gjithashtu disa të dhëna që, sipas tij, dëshmojnë suksesin e projektit, përfshirë uljen e emetimeve të karbonit, përdorimin e ujit të ricikluar, reduktimin e plastikës njëpërdorimëshe dhe furnizimin me energji të rinovueshme.

Sipas tij zhvillimi nuk duhet mohuar në mënyrë kategorike ndërsa sugjeron se edhe Shqipëria mund të krijojë një destinacion të ngjashëm në zonën e Zvërnecit, duke e paraqitur si një projekt me potencial për t’u kthyer në një pikë të rëndësishme turistike të Mesdheut.

Postimi i plotë i Ramës

“MIRËMËNGJES! She me këtë histori të vërtetë nga fqinjët tanë të jugut, ju uroj ditë të mbarë.

Greqi, Costa Navarino, mund të quhet ndryshe historia e zakonshme e lajmëtarëve të katastrofës: atyre që nuk ëndërrojnë, por paragjykojnë ëndrrat e të tjerëve; nuk projektojnë, por gjykojnë projektet e të tjerëve; nuk ndërtojnë, por përgojojnë ata që ndërtojnë.

Sa më e madhe ëndrra, aq më i madh paragjykimi i tyre; sa më ambicioz projekti, aq më e madhe “katastrofa” e paralajmëruar; sa më i madh ndërtimi, aq më i llahtarshëm përgojimi i atyre që ndërtojnë.

Ndodhi në Greqi, me Costa Navarino.

Para se të ndërtohej, u tha se po vinte fundi i botës.U tha se do të shkatërrohej natyra.U tha se do të zhdukej biodiversiteti.U tha se fushat e golfit do të pinin ujin e brezave që do të vinin dhe Messinia do të kthehej në shkretëtirë.U tha se një nga peizazhet më të bukura të Mesdheut do të varrosej nën pushtimin e betonit.

Peticione.Protesta.Kundërshti.Debate.Parashikime apokaliptike.

Me pak fjalë, repertori i zakonshëm i atyre që e kanë më të lehtë të venë kujën për fundin e një vendi, sesa për transformimin e tij.

Por në fund, projekti u ndërtua.

Dhe sot?

Sot Messinia nuk është simbol i katastrofës.Është simbol i transformimit të një ëndrre të bukur në një realitet mbresëlënës, falë një projekti shumë ambicioz.Një nga destinacionet turistike më prestigjioze të Europës.Një rajon i vendosur si një perlë e rrallë në kurorën e turizmit botëror.Mijëra vende pune të mirëpaguara.Miliarda euro të gjeneruara për ekonominë.Shumë biznese lokale që janë rritur përreth.Prona që kanë fituar vlerë.Një territor i tërë që ka ndryshuar rrënjësisht, pa humbur ekuilibrin mes natyrës dhe komunitetit.

Dhe në këtë trajektore spektakolare transformimi, ja edhe disa fakte kokëforta:

🌱 75% më pak emetime operacionale karboni krahasuar me vitin 2019.💧 Mbi 185 mijë metra kub ujë të ricikluar dhe ripërdorur vetëm gjatë vitit 2024.♻️ 72% më pak plastikë njëpërdorimëshe.⚡ 100% energji elektrike nga burime të rinovueshme.

Të kuptohemi! Kjo histori e bukur e vendit fqinj nuk do të thotë se çdo investim i madh është automatikisht i mirë, as se çdo shqetësim është pa vlerë. Përkundrazi.

Por do të thotë se zhvillimi nuk mund të mohohet kurrë kategorikisht. Një projekt bashkëjetese i zhvillimit me natyrën nuk mund të paragjykohet asnjëherë arbitrarisht. Sepse po të ishte dëgjuar gjithmonë kori i atyre që thonë “nuk bëhet” sepse prishet, njerëzimi do të ishte ende duke diskutuar nëse ia vlen të shpiket rrota.

Nuk do të kishte aeroporte.Nuk do të kishte porte.Nuk do të kishte autostrada.Nuk do të kishte qytete moderne.Nuk do të kishim as vetë Europën që njohim sot.

Costa Navarino nuk është thjesht historia e një resorti më shumë. Është prova se kur vizioni, projekti, kapitali, teknologjia dhe përgjegjësia bashkohen në një ëndërr të madhe, mund të ndryshojnë fatin e një territori të tërë.

Po Shqipëria s’mund ta ketë “Costa Navarinon” e saj? Patjetër që po, madje ende më rrezatuese botërisht, mu aty në Zvërnec. Por si e qysh, kjo nuk ka lidhje me historinë e këtij postimi, por me historinë e një projekti që ka ambicien të krijojë destinacionin më tërheqës të kësaj ane të Mesdheut:, shkruan Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.