Protesta para Ministrisë së Arsimit, studentët i vënë flakën fotos së Ramës
Akt simbolik kundër kryeministrit gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve në Tiranë; kërkesa për dorëheqjen e Edi Ramës cilësohet e panegociueshme
Protesta e studentëve dhe qytetarëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë u shoqërua këtë të shtunë me një akt simbolik kundër kryeministrit Edi Rama, siç njofton BalkanWeb.
Protestuesit i vunë flakën fotografisë së kreut të qeverisë, e cila ishte vendosur në kangjellat e godinës së Ministrisë së Arsimit.
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë protestën para ministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.
Kërkesën për dorëheqje protestuesit e kanë cilësuar si të panegociueshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.