☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 Nëntor 2026
S&P 500 7,329 ▼1.18%
DOW 50,788 ▼1.59%
NASDAQ 24,249 ▼1.06%
NAFTA 86.37 ▲0.76%
ARI 3,860 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
₿ CRYPTO
BTC $63,733 ▼ -1.81% ETH $1,790 ▼ -1.48% XRP $0.9611 ▲ +0.45% SOL $72.5600 ▲ +2.01%
S&P 500 7,329 ▼1.18 % DOW 50,788 ▼1.59 % NASDAQ 24,249 ▼1.06 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,860 ▲0.17 % S&P 500 7,329 ▼1.18 % DOW 50,788 ▼1.59 % NASDAQ 24,249 ▼1.06 % NAFTA 86.37 ▲0.76 % ARI 3,860 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728 EUR/USD 1.1006 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.6481 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6009 EUR/TRY 55.4863 EUR/JPY 175.61 EUR/CAD 1.5728
17 Nën 2026
Breaking
Opinion

Nga revolucioni permanent te djegia permanente; pse e gjitha është një boomerang politik?

Nga Ylli Pata

Dalja e Sali Berishës sot për të shpallur si gjithnjë mbështetjen politike të çdo proteste të dhunshme, nuk është gjë tjetër veçse një logjikë thuajse me manual e politikës opozitare shqiptare që nga 2013-a.

Berisha, i cili e ka natyrale, anatomike, ideologjike, madje gati antropologjike lidhjen e tij me atë që konsiderohet “Strategjia e tensionit”, jo vetëm që nuk mund të dalë jashtë atij know how leninisto-stalinist që ka marrë që fillimet e tij politike, por edhe i është bërë lëkurë, brand, identitet.

Të presësh një ndryshim profili dhe metode nga një 85 vjeçar që i ka rënë kavallit vetëm me këtë vrimë, është padyshim një përpjekje e kotë.

Por, që politikanë të rinj, të dalë e të shpallur si antagonist të Berishës dhe logjikës së një rifreskimi gjeneracional të klasës politike, të ndjekin thuajse pikë për pikë metodat dhe filozofitë e doktorit, kjo ngjan e panatyrshme.

Edhe pse në thelb është një makiavelizëm sipërfaqësor, apo një dembelizëm politik e pragmatizëm thuajse anadollak. Pasi objektivi është krejt i thjeshtë; të gjithë këto politikanët e rinj, duhet të marrin elektoratin që voton apo ka votuar për Sali berishën dhe urren Edi Ramën.

Pikërisht ky koncept është krejt dritëshkurtër; pasi një politikë e re, synon të nisë një komunikim të ri me publikun, pa pasur dallime si ka votuar në të shkuarën, plus që ka një public që vjen i freskët apo edhe i paangazhuar.

Një politikë e re fut një frymë që drithëron mjedisin, sjell një freski në të gjithë elektoratin, e vendos piketat që atë që njerëzit presin; ndryshimin.

Ndërkohë, logjika e revolucionit transparent, nuk është asnjë gjë tjetër por gjithë taktika që ka ndjekur opozita e Sali Berishës dhe Ilir Metës që nga viti 2013, ku kanë lëvizur të gjitha levat për ta rrëzuar Edi Ramën me çdo gjë, përveçse zgjedhjet. Madje kur janë afruar zgjedhjet i janë shmangur sepse e kanë ditur se i kanë të humbura.

I kanë humbur se kanë pasur kauza të humbura, ose nuk kanë pasur fare. Ndërkohë Edi Rama, në çdo zgjedhje ka ardhur me një kauzë të tij.

Edhe pse e kanë arritur të vizatojnë portretin e një autokrati që po e mban pushtetin me shumë gjëra, po të kujtojmë revolucionet permanente që nga armët kimike, çadrën e 2017-s, djegiet e molotovët e 2019-s, 2021-shit e me radhë, revolucioni permanent ka qenë bumerangu politik që ka goditur opozitën e Sali Berishës.

Ardhja e opozitës tjetër, me një përshkallëzim i këtij revolucioni që çoi në djegien e Tiranës nuk është gjë tjetër veçse një boomerang edhe më i madh. Në një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për bashkimin Europian nuk është rrëzuar e nuk mund të rrëzohet një qeverisje me dhunë.

Protestat janë gjë tjetër, ata janë proces politik që kërkojnë numra, ide, përfaqësim, gjithëpërfshirje, e mbi të gjitha një vision për ndryshim e negocim. Këtë asnjëri nga aktorët anarkistë të djegies së Tiranës nuk e ka. Më të qartit deri tani janë proiranianët e Altin Goxhajt dhe Rinia Nacionaliste e Erdoganit që futen politikisht në skenë si forca të qarta antiperëndim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.