🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 10 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.22 ▲5.17%
ARI 4,449 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
₿ CRYPTO
BTC $64,091 ▼ -1.57% ETH $1,879 ▼ -2.15% XRP $1.0203 ▼ -1.96% SOL $76.3100 ▼ -1.15%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.22 ▲5.17 % ARI 4,449 ▲1.12 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.22 ▲5.17 % ARI 4,449 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 93.1889 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3282 EUR/TRY 55.1252 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.6125
10 Aug 2026
Breaking
Kronika

Nga sherri për një ‘mikeshë’ te arma në thes, dëshmia që zbardh minutat para vrasjes së Johan Zukos

Detaje të reja dalin në dritë për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në lagjen nr.14 të Korçës.

Në dëshminë e dhënë para policisë, autori i dyshuar ka rrëfyer me detaje konfliktin me Zukon dhe momentet që paraprinë krimin.

Sipas dëshmisë që ka siguruar gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, gjithçka ka nisur rreth dy javë më parë, kur ai dhe viktima kanë pasur një konflikt verbal.

Në foto, viktima (Johan Zuko)

Shkak, sipas tij, ka qenë ngacmimi i një vajze që ai e kishte mikeshë. I riu deklaron se i kishte kërkuar Zukos të mos e ngacmonte më dhe gjatë debatit e kishte goditur një herë me pëllëmbë.

Më 8 gusht, rreth mesditës, autori rrëfen se ndodhej i vetëm në trotuarin përballë kinemasë. Në atë moment ka kaluar një automjet Mercedes-Benz C-Class, i zi, që sipas tij përdorej nga Johan Zuko.

Bazuar po te dëshmia e tij, Zuko i ka folur dhe ka ndaluar automjetin. Autori është afruar me pretendimin se donte të sqaronte konfliktin e mëparshëm. Në atë moment, tregon ai, Zuko ka nxjerrë një thikë dhe është përpjekur ta godasë. Më pas ka zbritur nga makina dhe është afruar sërish drejt tij me thikë.

“Për t’u mbrojtur, e godita me shkelm”, ka thënë i riu para hetuesve.

Në automjet ndodhej edhe një person tjetër, të cilin autori i vrasjes e përshkruan si një djalë me bluzë në ngjyrë kafe ose jeshile. Ky i fundit, sipas tij, pasi ka zbritur nga makina e ka mbajtur me forcë, ndërsa Zuko është përpjekur sërish ta godasë me thikë.

“Do të q…motrën, do të q…robtë”, tregon se e ka sharë viktima.

Në atë moment kanë ndërhyrë disa persona që ndodheshin pranë dhe i kanë ndarë. Zuko dhe personi tjetër janë larguar me automjet, ndërsa autori i dyshuar është larguar me vrap drejt banesës së tij.

Por nuk mbaroi me kaq…

Në gjaknxehtësi pas konfliktit, shtetasi K.S., siç e ka pranuar dhe vetë, ka marrë një armë zjarri që e kishte fshehur më parë në banesë. Ai thotë se nuk është i sigurt për llojin e armës, por kujton se mund të ketë qenë një pushkë dhe se arma nuk kishte tytë.

Ai e ka futur armën në një thes të bardhë dhe është nisur në këmbë drejt lagjes ku banonte Johan Zuko. Ka kaluar përmes pallateve dhe ka shkuar deri te një market. Atje ka parë Johan Zukon pranë një lokali që ndodhej përballë marketit. Kështu, ka shkuar drejt tij dhe ka nxjerrë armën nga thesi.

Në atë moment, Zuko e ka sharë dhe është larguar me vrap. I riu e ka ndjekur derisa brenda pallatit ka qëlluar me armë, duke synuar ta plagoste në këmbë. Thekson se nuk e ka parë nëse 20-vjeçari është plagosur apo çfarë ka ndodhur më pas.

(Më poshtë, pamje nga pallati ku ka ndodhur vrasja)

Ai ka deklaruar gjithashtu se nuk mban mend nëse ka qëlluar me breshëri, por kujton se ka tërhequr vetëm një herë këmbëzën.

Gjithnjë bazuar tek ajo që ai thotë, është larguar në drejtim të lagjes së tij. Kur ka mbërritur te Fusha e Drurëve, ka fshehur armën në disa shkurre.

Më pas është kthyer në banesë, është ndërruar dhe rrobat që kishte veshur gjatë ngjarjes i ka futur në lavatriçe. Pas kësaj, ka qëndruar në një banesë boshe pranë shtëpisë së tij.

Shtetasi K.S., është arrestuar në flagrancë më 9 gusht, rreth orës 00:30. Ai po hetohet për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit personal, policia i ka sekuestruar një telefon Xiaomi dhe një karikues telefoni.

Gjithashtu, hetuesit kanë marrë mostra nga të dyja duart e tij për mbetje të mundshme të faktorëve qitës.

Dëshmia e tij është pjesë e hetimit dhe pretendimet e paraqitura prej tij duhet të verifikohen përmes provave dhe veprimeve të tjera hetimore.

Ajo që e rëndon akoma më shumë këtë ngjarje është fakti se dy të rinjtë kanë qenë shokë fëmijërie, të paktën me aq sa është raportuar deri më tani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.