Nga sot aplikimet për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online
Nga sot, aplikimet për herë të parë për Lejeqëndrim në Republikën e Kosovës mund të realizohen online, përmes platformës shtetërore e-Kosova.
Kështu bëhet e ditur në njoftimin për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e digjitalizimit të shërbimeve dhe lehtësimit të procedurave administrative, duke mundësuar qasje më të shpejtë, më të thjeshtë, më efikase dhe më të dinjitetshme për qytetarët e huaj që aplikojnë për lejeqëndrim në vendin tonë.
Në kuadër të këtij shërbimi të digjitalizuar, aplikimi do të mund të bëhet vetëm nga brenda territorit të Republikës së Kosovës, siç e parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Përmes këtyre reformave, po vazhdojmë modernizimin e shërbimeve publike, me synimin për një administratë më efikase, më të qasshme dhe në shërbim të qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.