☁️
Tiranë 19°C · Vranët 18 Nëntor 2026
S&P 500 7,341 ▼1.03%
DOW 50,759 ▼1.64%
NASDAQ 24,328 ▼0.74%
NAFTA 83.87 ▼0.92%
ARI 3,766 ▼2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
₿ CRYPTO
BTC $64,281 ▼ -1.02% ETH $1,803 ▼ -0.94% XRP $0.9900 ▲ +2.06% SOL $74.5700 ▲ +1.53%
S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.87 ▼0.92 % ARI 3,766 ▼2.55 % S&P 500 7,341 ▼1.03 % DOW 50,759 ▼1.64 % NASDAQ 24,328 ▼0.74 % NAFTA 83.87 ▼0.92 % ARI 3,766 ▼2.55 %
EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720 EUR/USD 1.0999 EUR/GBP 0.8330 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 90.5258 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6616 EUR/TRY 55.4619 EUR/JPY 175.28 EUR/CAD 1.5720
18 Nën 2026
Breaking
Kosova

Rasti i Arlinda Zekajt zbulon mangësi në QPS-në e Pejës, Kelmendi pranon mungesën e planit individual dhe të vlerësimit të punës

Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi, ka bërë të ditur se në rastin e Arlinda Zekajt ka munguar plani individual, ndonëse një dokument i tillë kërkohet me ligj për menaxhimin e rasteve.

Gjatë raportimit para Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, Kelmendi është pyetur nga anëtari i komisionit, Adnan Rrustemi, nëse për rastin konkret kishte pasur plan individual.

“Ju e mbikëqyrni menaxherin e rastit?A kërkon ligji që të ketë plan individual për rastin. A ka pasur për rastin konkret”, pyeti ai.

Kelmendi u përgjigj se ligji e kërkon një plan të tillë, por që në rastin konkret ai kishte munguar.

“Po kërkon. Për rastin konkret ka munguar plani”, tha Kelmendi.

Anëtarja e komisionit nga PDK-ja, Besa Kabashi Rama, e pyeti Kelmendin për arsyet pse rasti i të miturit kishte përfunduar në Qendrën për Punë Sociale dhe nëse brenda institucionit kishte procedura për mbikëqyrjen e rasteve të dhunës në familje.

“Rasti i të miturit për çfarë arsyeja ka përfundua në QPS. Bese ka qenë rast i dhunës në familje, brenda qos a keni ndonjë procedurë ku r mbikëqyrni”, pyeti ajo.

Kelmendi tha se rasti ishte raportuar si dhunë në familje, ndërsa vlerësimi i nivelit të rrezikshmërisë bëhet nga Policia.

“Rasti kur ka ndodhur është raportuar si dhunë në familje. Në nivelin e rrezikshmërisë e vlerëson policia. Çdo informatë mund të bashkangjitur si provë. Mbetet në vullnetin e punëtorit”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e pyeti nëse kishte pasur vlerësime periodike të punës së menaxherëve të rasteve nga ana e mbikëqyrësve.

“A keni vlerësim periodik të punës së menaxherëve. Q veni ju si mbikëqyrës vlerësim të punës A keni bë vlerësim të punës së menaxherës së punës në fjale”, tha ajo.

“Jo (nuk jemi bë vlerësim)”, tha ai.

Kica-Xhelili e pyeti gjithashtu se përse kishte deklaruar se pala do të paditej për shpifje.

“Pse keni thënë se pala do të paditet për shpifje”, tha ajo. “Ky është një rast qe duhet ta diskutojmë”, tha ai.

Në anën tjetër, i pyetur nga Eman Rrahmani për numrin e rasteve aktive të dhunës në familje që trajtohen në Qendrën për Punë Sociale, Kelmendi bëri të ditur se aktualisht janë 50 raste aktive, nga gjithsej 73 raste të dhunës.

“Për momentin janë 73 taste të dhunës, aktive janë 50. Katër punonjës”, u përgjigj ai.

Gjatë pjesës së pyetjeve që kanë të bëjnë me viktimën dhe të miturin, mbledhja e komisionit u zhvillua me dyer të mbyllura për media.

Pas përfundimit të intervistimit të Kelmendit, para komisionit pritet të intervistohet edhe Shpat Morina, zyrtar i Qendrës për Punë Sociale në Pejë. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.