⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 Nëntor 2026
S&P 500 7,520 ▼0.96%
DOW 52,127 ▼0.33%
NASDAQ 24,975 ▼1.54%
NAFTA 88.62 ▼0.14%
ARI 3,883 ▼0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
₿ CRYPTO
BTC $68,654 ▼ -4.34% ETH $1,926 ▼ -4.05% XRP $1.0162 ▼ -0.86% SOL $79.5500 ▼ -2.33%
S&P 500 7,520 ▼0.96 % DOW 52,127 ▼0.33 % NASDAQ 24,975 ▼1.54 % NAFTA 88.62 ▼0.14 % ARI 3,883 ▼0.07 % S&P 500 7,520 ▼0.96 % DOW 52,127 ▼0.33 % NASDAQ 24,975 ▼1.54 % NAFTA 88.62 ▼0.14 % ARI 3,883 ▼0.07 %
EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773 EUR/USD 1.1068 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.7561 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6201 EUR/TRY 55.6348 EUR/JPY 176.81 EUR/CAD 1.5773
13 Nën 2026
Breaking
Abissnet Superiore

Nga Uldedaj te Obina dhe Bizi, Vllaznia gjen “gjak” të ri

Vllaznia duket se po rikthen seriozisht vëmendjen te elementi i ri, duke e parë atë si një prej drejtimeve të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës dhe vetë klubit, shkruan Panorama Sport. Në Shkodër ka nisur një proces më i kujdesshëm vëzhgimi i talenteve që mund të bëjnë hapin drejt ekipit të parë, me synimin për të afruar gradualisht futbollistë të dalë nga akademia.

Në këtë drejtim, një rol të rëndësishëm po luajnë trajneri Csaba Laszlo dhe drejtori sportiv Alban Hasani, të cilët po ndjekin nga afër elementët e rinj që spikasin në strukturat e klubit. Ideja është që Vllaznia të mos mbështetet vetëm te afrimet nga jashtë, por të shfrytëzojë edhe potencialin që ka në dispozicion brenda familjes kuqeblu.

Shembujt pozitivë të kohëve të fundit duket se kanë përforcuar edhe më shumë këtë bindje. Obina, Uldedaj dhe Bizi janë disa prej emrave që kanë bërë tashmë hapin drejt ekipit të parë, duke marrë minuta dhe duke treguar se mund të jenë alternativa të vlefshme për të ardhmen. Rasti i tyre mund të shërbejë si një shtysë për t’u dhënë mundësi edhe futbollistëve të tjerë të rinj.

Pikërisht për këtë arsye, vëmendja e drejtuesve dhe stafit teknik nuk është përqendruar vetëm te skuadra e parë. Në monitorim është edhe Vllaznia B, ku aktivizohen futbollistë që janë më pranë nivelit të konkurrimit në ekipin A dhe që mund të përfitojnë nga një mundësi e tillë në momentin e duhur.

Por vëzhgimi shtrihet edhe te ekipet zinxhir, veçanërisht te grupmoshat U-17 dhe U-19. Në këto dy skuadra ka disa elementë interesantë, të cilët po ndiqen me kujdes për të vlerësuar potencialin dhe mundësinë që në një të ardhme të afërt të jenë pjesë e planeve të ekipit të parë.

Kështu, Vllaznia duket se po synon të ndërtojë një urë më të fortë mes akademisë dhe skuadrës së parë. Natyrisht, jo të gjithë do ta bëjnë menjëherë këtë hap, por mesazhi është i qartë: talentet që spikasin do të kenë mundësinë të provojnë veten.

Një strategji që, përveçse mund të ndihmojë në zbulimin e emrave të rinj, do t’i japë klubit mundësinë të ndërtojë një pjesë të së ardhmes me elementë të formuar në shtëpi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.