Zyrtare, Partizani i luan ndeshjet si pritës në “Air Albania”
Partizani do t’i luajë në “Air Albania” ndeshjet si pritës në vazhdim, raporton Panorama Sport. Kështu, të kuqtë nuk do të kenë nevojë të përdorin fushën e Vorës apo të Rrogozhinës, siç ndodhi në fazën e parë.
Sfidat e konsideruara në shtëpi nuk sollën asnjë fitore. Jo vetëm ndaj Vllaznisë, por edhe për në vazhdim është zyrtarizuar stadiumi “Air Albania” nga FSHF. Sfida me kuqeblutë do të luhet më 21 nëntor dhe do të nisë në orën 18:30.
Vetëm 1 pikë regjistron Partizani në pesë javë të luajtura si pritës. Sa i përket transfertave, janë fituar tre nga pesë në total. Fusha e Vorës nuk rezultoi me fat, ndërsa as ajo në Rrogozhinë nuk solli pikë, ndaj ishin kthyer në makth për ekipin.
Stadiumi “Arena e Demave” mbetet në rikonstruksion. Të kuqtë ndërkohë kishin shumë kohë që nuk e përdornin “Air Albania”-n si pritës, me përjashtim të derbit ndaj Tiranës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.