Ngjarja në burgun e Shënkollit, Manjani urdhëron procedim disiplinor për përgjegjësit
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagoi mbi dinamikën e hetimeve të ngjarjes në burgun e Shënkollit. Sipas zëdhënëses së tij, tashmë që Prokuroria ka një version të qartë mbi ngjarjen e ndodhur në Shënkoll, Ministri i Drejtesise, Manjani ka urdhëruar fillimin e procedimit disiplinor për të gjithë personat që kishin për detyrë të parandalonin këtë ngjarje.
Ministri Manjani thekson se është përgjegjësi e administratës së burgjeve ruajtja e jetës dhe shëndetit të çdo të paraburgosuri apo të dënuari, prandaj kërkon dhe përgjegjësi maksimale për këtë ngjarje.
Gjithashtu, ministri Manjani ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshëm të Burgjeve të rishikojë edhe rregulloret që sanksionojnë elementë të sigurisë në burgje dhe njëkohësisht ka urdhëruar Drejtorinë e Policisë së Burgjeve të forcojë masat dhe kontrollet për sigurinë në institucionet penitenciare.