⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.45 ▲1.42%
ARI 3,998 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▼ -2.52% ETH $2,227 ▼ -3.87% XRP $1.2538 ▼ -2.9% SOL $97.2600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Ngritet aktakuzë kundër tre personave për falimientimin e bankës “Eurostandard” në Shkup

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër tre personave të cilët akuzohen për kryerjen e nga një vepre penale “Shkaktimi i Falimentimit të Bankës”, si dhe aktakuzë kundër një personi për vepër penale “Punë e Pakujdesshme në Shërbim”, njfoftojnë nga Prokruroia Publike.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë si Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe anëtar i Bordit të Kreditit, i pandehuri i dytë si Kryetar i Bordit të Kreditit dhe i pandehuri i tretë si Kryetar i Komitetit të Menaxhimit të Riskut dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve, në periudhën nga viti 2013 deri në gjysmën e dytë të vitit 2019, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Bankat dhe aktet e brendshme të bankës. Duke miratuar kredi për persona juridikë të besueshëm dhe të lidhur me ta, pa analiza dhe kolateral të duhur, duke fshehur gjendjen reale financiare dhe rreziqet, si dhe duke raportuar pasaktë në Bankën Popullore, ata kontribuan në një përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes financiare të Eurostandard Bank SHA Shkup. Me veprime të tilla, ata kontribuan në falimentimin e bankës dhe dëmin e kreditorëve në shumën prej 1.662.417.664 denarësh.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i katërt, në cilësinë e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës të Eurostandard Bank SHA Shkup, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke ushtruar në mënyrë neglizhente kompetencat e tij dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në Ligjin Bankar.

Duke vepruar kështu, ai ka mundësuar miratimin e kredive me probleme, marrjen e rreziqeve të tepërta të kredisë, prezantimin e pasaktë të gjendjes financiare të bankës dhe mosrespektimin e procedurave ligjore dhe të brendshme të kreditimit, duke kontribuar kështu në krijimin e një insolvence të dukshme, zvogëlimin e fondeve të veta të bankës dhe falimentimin e saj me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.