Ngritet kallëzim penal ndaj dy personave nga Shkupi, dyshohen për veprën penale “shmangie tatimore”
SPB e Kumanovës ngriti kallëzim penal kundër E.S. (57) nga Shkupi dhe një personi juridik nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “shmangie tatimore”.
I akuzuari i parë, si drejtues dhe person përgjegjës në personin juridik të të akuzuarit dytë, nga data 01.01.2023 deri më 31.12.2023, ka paraqitur shpenzime në librat afaristë dhe në regjistrat tatimorë që nuk ishin të zbritshme nga taksat, pa dokumentacion përkatës dhe shpenzime që nuk kishin të bënin me kryerjen e veprimtarisë, duke e zvogëluar në mënyrë të paarsyeshme bazën tatimore dhe duke paraqitur të dhëna tatimore që nuk pasqyrojnë gjendjen reale tatimore.
Me këtë ai ka fituar dobi pasurore të paligjshme duke shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin në një shumë totale prej 2.362.247 denarësh./Telegrafi/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.