Rajoni

Nikolla Gruevski u rizgjodh si kryetar i VMRO-DPMNE-së

Nikolla Gruevski, në kongresin e 15-të të VMRO DPMNE, u rizgjodh për një mandat të ri 4-vjeçar në krye të kësaj partie. Nga gjithsej, 529 delegatë të pranishëm, 528 votuan pro Gruevskit, i cili ishte edhe kandidati i vetëm për këtë post, ndërsa një votë u shpall si e pavlefshme.

Gruevski, njësoj sikurse një ditë më parë, drejtoi akuza të rënda ndaj opozitës, e cila sipas tij, përmes materialeve të montuara, po përpiqet që të marrë pushtetin me forcë. Kreu i VMRO-së hodhi poshtë akuzat për mungesë të lirisë dhe demokracisë në Maqedoni, duke shtuar se pikërisht gjatë udhëheqjes së LSDM-së vendi ka qenë në situatë disa herë më keq.

Gruevski akuzoi opozitën edhe për humbjen e mundshme të rekomandimit të BE-së, dhe shtoi se nëse një gjë e tillë ndodh vërtetë, Zaevi do e festonte këtë humbje me shampanjë.
Nga ana tjetër, kryeministri Gruevski i bëri thirrje opozitës për konsensus ndërpartiak, për 5 pika; arsim cilësor, stabilitet në vend që përfshin marrëdhëniet e mira ndëretnike, vende të reja pune, çështjen e emrit si dhe rritje të standardeve në çdo sferë të jetës.

“Këto çështje, nuk duhet të keqpërdoren për pikë politike” theksoi Gruevski në fjalimin e tij. Mandatin e ri, siç u shpalos në fjalim, Gruevski tha se do t’ja kushtojë shpikjeve të reja, të cilat do të mbështeten financiarisht edhe përmes një fondi të ri “Fondi për Inovacione”. Ai paralajmëroi zonë të lirë shëndetësore, zonë të lirë për teknologji informatike, si dhe në rast të pranimit nga BE-ja, edhe të një zone të lirë financiare.

Gruesvki anashkaloi temat e tjera të nxehta, për të cilat foli një ditë më parë, formatimin e qeverisë si dhe atë të hetimeve të paanshme për të dy palët, lidhur me aferën e përgjimeve. Një ditë më parë, i vuri theksin, por pa përmendur emra konkretë, të ndryshimit të lojtarëve të ekipit, si dhe për hetime të pavarura, nga të dyja anët, për implikimet e mundshme në rastin “puçi” dhe përgjimet.

Po ashtu, Gruevski u ndal edhe tek marrëdhëniet ndëretnike, duke garantuar punë për përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit, si dhe siguri e stabilitet në vend. Më së pakti, në fjalimin e Gruevskit, u dëgjua për ekonominë, e cila u kalua në çështje të dorës së dytë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button