🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.58 ▲0.62%
ARI 4,393 ▼0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
₿ CRYPTO
BTC $64,340 ▲ +0.19% ETH $1,912 ▲ +0.85% XRP $1.0003 ▲ +0.31% SOL $76.9100 ▲ +1.38%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.58 ▲0.62 % ARI 4,393 ▼0.63 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.58 ▲0.62 % ARI 4,393 ▼0.63 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8554 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.7656 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3640 EUR/TRY 55.4769 EUR/JPY 184.75 EUR/CAD 1.6079
19 Aug 2026
Breaking
Politika

Basha në Lezhë: Votoni ofertën e PD-së për punë dhe dinjitet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi të dielën, kandidatin për kryetar të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Lideri i opozitës theksoi se ashtu si në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë, ka një padurim të madh për t’i dhënë maxhorancës aktuale mësimin e merituar në 21 qershor për keqqeverisjen. Në 20 muaj qeverisje, vijoi ai, janë rritur taksat, çmimi i energjisë, çmimi i karburantit, kanë hequr me mijëra njerëz nga puna pa të drejtë, ndërsa dhjetëra, mijëra të tjerë i kanë hedhur në mes të rrugëve duke u mbyllur bizneset, duke ua bërë të pamundur ekzistencën, duke i shtyrë drejt dëshpërimit.

“21 qershori do të jetë dita juaj, për t’i thënë jo kthimit prapa, për t’i thënë jo politikës së taksave të larta, çmimeve të larta, papunësisë, arbitraritetit, arrogancës. Do të jetë dita juaj për të vendosur Bashkinë e Lezhës në duart e lezhianëve”, vijoi ai.

leBasha ftoi lezhianët dhe shqiptarët t’i bashkohen ofertës së re të PD-së për punë dhe dinjitet. “Paratë që sot janë përqendruar në duart e oligarkëve të kthehen në projekte zhvillimi për qytetarët, për bujqësinë, blegtorinë, turizmin, për peshkimin, për të gjithë asetet që nuk u takojnë e nuk mund t’u takojnë kurrë oligarkëve por janë e do të jenë prona, pasuria, mirëqenia e qytetarëve”, tha më tej ai.

Basha bëri thirrje që “pavarësisht prej bindjeve politike, çdokush që refuzon regjimin, nënshtrimin dhe qeverisjen nga Gjiri i Lalzit, të bashkohet me votën e 21 qershorit, me Fran Frrokaj, me PD, me opozitën”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.