Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës
Ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 15 shtatorin 2026 për mbajtjen e seancës fillestare ndaj 53 të akuzuarve për masakrën në Mejë dhe fshatrat tjera të Gjakovës ku ishin vrarë 370 civilë.
Seanca është caktuar pasi Gjykata e Apelit përmes vendimit të 25 majit 2026, e kishte kthyer në rivendosjes vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, përmes të cilit kjo e fundit kishte konfirmuar aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës
Gjithashtu, u është bërë thirrje të gjithë personave që posedojnë informacione relevante lidhur me vendndodhjen e të akuzuarve, që t’i komunikojnë këto informacione Policisë së Kosovës apo organeve tjera kompetente.
Ndryshe në seancën fillestare të mbajtur më 16 qershor në Gjykatën Themelore në Prishtinë ishte lexuar aktakuza nga prokurori Ilir Morina dhe gjykatësja Violeta Namani-Hajra konstatoi se është e bindur se janë bërë përpjekje për sigurimin e të akuzuarve, andaj mori vendim që gjykimi të mbahet në mungesë.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në dhjetor të vitit 2023 ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës. Aktakuza u ndryshua më 23 dhjetor 2024. Të gjithë të pandehurit, deri tani gjenden në arrati.
Të akuzuar në këtë rast janë: Momir Stojanoviq, Sreten Çamoviq, Nikola Miqunoviq, Milovan Kovaçeviq, Sergej Peroviq, Verolub Zhivkoviq, Milan Kotur, Radomir Çoliq, Dragutin Josifoviq, Franko Simatoviq, Momçilo Stanojeviq, Vllatko Vukoviq, Ilija Todorov, Stevo Kaponja, Dragan Zhivanoviq, Millosh Gjoshan, Danilo Zeçeviq, Dimitrije Rashoviq, Millosh Shçepanoviq, Predrag Stojanoviq, Aleksandar Pekoviq, Zhivko Vuksanoviq, Millutin Novakoviq, Sokol Abazi, Novica Stankoviq, Misho Popoviq, Millan Noviqeviq, Nenad Rajiçeviq, Muharrem Ibraj, Millan Slavkoviq, Dragan Isailloviq, Sasha Antiq, Zllatko Odak, Savo Lekiq, Dragan Raciq, Milladin Novakoviq, Dragan Pekoviq, Njegosh Prashqeviq, Dushan Prashqeviq, Ranko Vukadinoviq, Momçilo Stijoviq, Dushan Nedoviq, Gjokica Mihajloviq, Mirash Gegoviq, Zoran Mirkoviq, Aleksandar Miqunoviq, Llazar Drashkoviq, Mihill Abazi, Momçilo Novakoviq, Marko Abramoviq, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq dhe Predrag Miqunoviq.
Sipas aktakuzës, të akuzuarit në periudhën 1998-1999, gjatë kohës së luftës, në fshatrat e Komunës së Gjakovës, duke vepruar në bashkëkryerje si pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, të pandehurit kanë kryer veprat për të cilat akuzohen, në këto cilësi: Momir Stojanoviq- si shef i Departamentit të Sigurisë së Komandës në Korpusin e Prishtinës, Sreten Çamoviq- Shef i Departamentit të Shtetit për Siguri (UDB), Nikola Miqunoviq-Komandant i Njësive Rezervë, Milovan Kovaçeviq- Shef i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, Sergej Peroviq- Shef i Sigurimit në Brigadën 52 të Artilerisë dhe Raketave të Mbrojtjes Ajrore në Garnizonin e Gjakovës, Korpusi i Prishtinës- Armata III, Verolub Zhivkoviq- Komandant i Postëkomandës Pararojë dhe Shefi i Shtabit të Korpusit të Prishtinës, Milan Kotur- Shef i Këmbësorisë në Komandën e Korpusit të Prishtinës, Radomir Çoliq- Komandant i Njësive “Posebne Jednice Policije” (PJP) të Policisë në Gjakovë, Dragutin Josifoviq- Komandant i Stacionit Policor në fshatin Ponoshevc të Gjakovës, Franko Simatoviq- Komandant i Stacionit Paramilitar “Jedinica za Spedijalne Operacije” (JSO), Momçilo Stanojeviq- Komandant i Mbrojtjes Territoriale, Vllatko Vukoviq- Komandant i Batalijonit të Dytë të Brigadës së Motorizuar, Ilija Todorov-Komandant i Brigadës 63 parashutiste.
Tutje, Stevo Kaponja- komandant i Batalionit 52 të Policisë Ushtarake, Dragan Zhivanoviq-Komandant i Brigadës 52 të Raketave Artilerie, Millosh Gjoshan- Komandant i Brigadës 52 të Raketave Artilerike, Danilo Zeçeviq- ndihmëskomandant i kompanisë PJP të Gjakovës gjatë kohës së luftës, Dimitrije Rashoviq- polic në stacionin policor në Gjakovë, Millosh Shçepanoviq-polic në Stacionin Policor në Gjakovë, Predrag Stojanoviq-polic, Aleksandar Pekoviq- polic, Zhivko Vuksanoviq- polic, Millutin Novakoviq- polic në Stacionin Policor në Gjakovë, Sokol Abazi- Pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Novica Stankoviq- zëvendëskomandant i Brigadës 52 të Artilerisë, Misho Popoviq- ndihmëskomandant për punë operative në Datashmenin 113 të mbojtjes territoriale, Millan Noviqeviq- polic rezervist, Nenad Rajiçeviq- punëtor sigurimi i Postës në Gjakovë, Muharrem Ibraj- pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Millan Slavkoviq- Shef i Departamentit të kufijve të huajve dhe çështjeve administrative në MPB në Gjakovë, Dragan Isailloviq- punëtor i elektrodistribucionit, Sasha Antiq- komandant i njësisë në Batalionin 52 të Policisë Ushtarake, Zllatko Odak- pjesëtar i Brigadës 52 të Raketave Artilerike, Savo Lekiq- polic, Dragan Raciq- polic, Milladin Novakoviq- komandant i Stacionit Policor në Junik, Dragan Pekoviq- pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Njegosh Prashqeviq- polic, Dushan Prashçeviq- rezervist i UJ, Ranko Vukadinoviq- zjarrëfikës, Momçilo Stijoviq- polic, Dushan Nedoviq- polic, Gjokica Mihajlloviq- polic, Mirash Gegoviq- polic, Zoran Mirkoviq-polic, Aleksandar Miqunoviq- polic, Llazar Drashkoviq- polic, Mihill Abazi- polic/pjesëtar i mbrojtjes territoriale, Momçilo Novakoviq-polic, Marko Abramoviq- polic, Smajl Beqiri, Momçilo Pantiq- polic dhe Predrag Miqunoviq- polic.
Të lartpërmendurit ngarkohen se kanë shkelur rëndë rregullat e të drejtës ndërkombëtare, përkatësisht nenin 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të 12 gushtit 1949 dhe protokollet shtesë, duke kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar. /KP/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.