Nis protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, Policia “blindon” zonën! Bllokohet edhe qarkullimi (FOTO)
Studentët dhe të rinjtë kanë thirrur një protestë kombëtare këtë të martë përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Organizatorët u bëjnë thirrje studentëve nga të gjitha qytetet e vendit dhe qytetarëve të tjerë që t’i bashkohen tubimit për të ngritur zërin kundër problematikave që prekin të rinjtë.
Thirrja për protestë është bërë publike përmes një pankarte, ku organizatorët shprehin pakënaqësinë për çështjet që, sipas tyre, vijojnë të mbeten të pazgjidhura dhe për mungesën e reagimit nga institucionet.

“Protestojmë për çdo gjë që nuk funksionon dhe për çdo gjë që duam të jetë ndryshe”, thuhet në mesazhin e publikuar nga organizatorët.
Pak para nisjes së protestës së studentëve dhe të rinjve, Policia është mobilizuar dhe ka marrë masa përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Protesta nisi në orën 14:00, teksa forca të shumta të policisë ndodhen në terren, duke rrethuar institucionin e arsimit, teksa u vu re një pjesëmarrje e ulët.
Momentalisht qarkullimi në këtë zonë nuk është bllokuar ende teksa policia ndodhet në gadishmëri për mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurisë së qytetarëve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.