Nis sot Samiti i G7, tema e diskutimit do të jetë Ukraina dhe pasojat e luftës! Paralajmëron ndalesën e ari rus
Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia) (G7), do të mblidhen për një samit dyditor në Gjermani. Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia) (G7), do të mblidhen për një samit dyditor në Gjermani.
“Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin zemrën e makinerisë së luftës së presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate. Londra ka thënë se eksportet ruse të arit kanë kapur vlerën e më shumë se 15 miliardë dollarëve vitin e kaluar.
Ndalesa pritet të bëhet e ditur më 27 qershor, dhe do të zbatohet shpejt. Ky vendim do të zbatohet për arin e nxjerrë nga toka, si dhe atë të rafinuar, kanë thënë zyrtarët. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë përmes një postimi në Twitter se ndalesa në arin rus, përbën një tjetër “kosto të pashembullt për Putinin, në mënyrë që t’i ndalohen fondet që i duhen për të financuar luftën kundër Ukrainës”. Biden e ka quajturin arin si “eksport masiv që siguron dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”. Liderët e G7-ës do të nisin takimet më 26 qershor në rajonin e Bavarisë në Gjermani dhe do të vazhdojnë me samitin e NATO-s që mbahet më 29 qershor në Madrid, Spanjë.
Biden: G7 dhe NATO u bashkuan kundër agresionit të Ukrainës