⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,544 ▲ +1.15% ETH $2,343 ▲ +1.94% XRP $1.2984 ▲ +2.76% SOL $101.3000 ▲ +1.76%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Nis sot Samiti i G7, tema e diskutimit do të jetë Ukraina dhe pasojat e luftës! Paralajmëron ndalesën e ari rus

Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia) (G7), do të mblidhen për një samit dyditor në Gjermani. Liderët e grupit të shtatë vendeve më të industrializuara të botës (Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Kanadaja dhe Japonia) (G7), do të mblidhen për një samit dyditor në Gjermani.

Liderët e këtyre shteteve pritet të bëjnë të ditur ndalesë të re në importet e arit rus, me qëllim të ashpërsimit të sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të nisjes së luftës në Ukrainë. Rusët e pasur kanë blerë sasi të konsiderueshme të arit së fundi, me qëllim të uljes së ndikimit të sanksioneve ndërkombëtare për shkak të pushtimit rus në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt, ka thënë Qeveria britanike përmes një deklarate.

“Këto masa do të godasin drejtpërdrejt oligarkët rusë dhe do të godasin zemrën e makinerisë së luftës së presidentit rus, Vladimir Putin”, ka thënë kryeministri britanik, Boris Johnson përmes një deklarate. Londra ka thënë se eksportet ruse të arit kanë kapur vlerën e më shumë se 15 miliardë dollarëve vitin e kaluar.

Ndalesa pritet të bëhet e ditur më 27 qershor, dhe do të zbatohet shpejt. Ky vendim do të zbatohet për arin e nxjerrë nga toka, si dhe atë të rafinuar, kanë thënë zyrtarët. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë përmes një postimi në Twitter se ndalesa në arin rus, përbën një tjetër “kosto të pashembullt për Putinin, në mënyrë që t’i ndalohen fondet që i duhen për të financuar luftën kundër Ukrainës”. Biden e ka quajturin arin si “eksport masiv që siguron dhjetëra miliarda dollarë për Rusinë”. Liderët e G7-ës do të nisin takimet më 26 qershor në rajonin e Bavarisë në Gjermani dhe do të vazhdojnë me samitin e NATO-s që mbahet më 29 qershor në Madrid, Spanjë.

Biden: G7 dhe NATO u bashkuan kundër agresionit të Ukrainës

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.