☁️
Tiranë 18°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.73 ▼1.02%
ARI 4,038 ▼0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,216 ▼ -1.52% ETH $2,322 ▼ -2% XRP $1.2926 ▼ -2.77% SOL $100.3100 ▼ -2.41%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.73 ▼1.02 % ARI 4,038 ▼0.34 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Politika

Nishani: Presioni mbi Gjykatën Kushtetuese për “pronat” shqetësues

Për presidentin e Republikës qeveria po bën hapur presion mbi Gjykatën Kushtetuese që të mos pezullojë ligjin e ri të pronave. Ky ligj sipas kreut të shtetit  shkel Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe bllokon një prej 5 prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Nishani tha për TV Klan se me këtë është kompromentuar dhe procesi i reformës në drejtësi.
Pas opozitës, Presidenti i Republikës ka akuzuar qeverinë se po i bën presion të hapur e publik Gjykatës Kushtetuese. Por kreu i shtetit e konstaton këtë tek mungesa për një kohë të gjatë e një vendimi nga kjo gjykatë për kërkesën e tij dhe grupeve të tjera për pezullimin e ligjit të pronave. Ndërsa vetëm këto ditë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani apeloi ndaj gjykatës që të mos e pezullojë ligjin.
Ndonëse për cështje të ndryshme, kreu i shtetit del në të njëjtin konkluzion si opozita, kur thotë se arritja e presionit deri në Gjykatën Kushtetuese kompromenton edhe vetë procesin e reformës në drejtësi.
Nishani sapo është kthyer nga nëj viziët në insitucionet e Këshilli të Europës. Në Strasburg ai u takua edhe me kreun e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka dhënë në vazhdimësi vendime pro qytetarëve dhe kundër shtetit shqiptar sa i takon çështjes së pronës. Ligji i ri i pronave jo vetëm që nuk e zgjidh këtë situatë, por sipas Presidenti ka dhe një tjetër përmasë shqetësuese.
Por sipas Nishanit, kemi të bëjmë dhe me refuzim të qeverisë për të përmbushur një prej 5 prioriteteve kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim.
Sipas Presidenti, është shqetësues kur pas 25 vitesh demokraci ligjin i ri jo vetëm nuk e zgjidh, por e kthen mbrapsht procesin e kthimit dhe kompensimit të pronarëve, duke përcjellë fryme dhe qëndrime politike të partive që po qeverisin vendin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.