Kronika

Vuri 10 mijë euro gjobë, lihet në burg “i forti” nga Tropoja

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi sot masën e sigurisë arrest me burg për Taulant Neçaj, i cili u arrestua dy ditë më parë për akuzën e gjobëvënies.

Neçaj u ndalua në afërsi të Laprakës, pasi nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për ti paguar 10000 euro, shumë të cilën shtetasi P.S do tja jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë.

Operacioni për kapjen e tij kaloi jo pa zhurmë në kryeqytet. Me mjetin tip “Touareg” aksidentoi 3 makina brenda 30 minutash.

Policia rrugore i ka bërë shenjë që të ndalojë tek “Zogu i Zi”, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.

Pas rreth 30 minutash ndjekje policia ka mundur ta bllokojë mjetin “Tuareg” në zonën e quajtur “kupola” pranë Drejtorisë së Doganës ku është detyruar të qëllojë dhe në ajër për të neutralizuar të drejtuesin e tij. Policia arrestoi drejtuesin e mjetit i cili është Tauland Neçaj, 27 vjeç , lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button