⛈️
Tiranë 17°C · Stuhi 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 97.87 ▲0.74%
ARI 4,145 ▼0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,400 ▲ +1.72% ETH $2,483 ▲ +1.32% XRP $1.3703 ▲ +2.54% SOL $107.3400 ▲ +0.72%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 97.87 ▲0.74 % ARI 4,145 ▼0.12 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Një analizë sasiore dymujore e protestave bulevardore

Nga Eduard Zaloshnja

Para dy muajsh filloi cikli i përnatshëm i protestave bulevardore në Tiranë. Ky cikël mori shkas nga dhunimi i një protestuesi në Zvërnec prej rojeve private të një kompanie, e cila po përgatiste terrenin për një investim madhor turistik atje.

Në natën e parë të protestës në Tiranë, u mblodhën rreth 2 mijë protestues në bulevard. Dhe nga nata në natë, protestuesit u shtuan, duke arritur deri në 25 mijë më 20 qershor. Por pas asaj date, u vërejt një rënie graduale gjatë ditëve të javës, me një rritje të përkohëshme të shtunave (sidoqoftë, çdo të shtunë më pak se më 20 qershor). Dhe javën e fundit, protestuesit në bulëvard e kaluan shifrën 1 mijë vetëm të shtunën (25 korrik).

Në javët e para të protestave bulevardore, fokusi i tyre ishte te Zvërneci dhe flamingot që strehohen atje gjatë periudhave të shtegëtimit (prandaj u mbiquajtën nga mediat perëndimore si ‘Revolucioni i Flamingove’). Por më pas, fokusi i protestave u bë dorëheqja e Ramës nga posti i kryeministrit (Berisha përmendej vetëm si garniturë).

Më 25 korrik zhvillova një sondazh kombëtar, duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS proporcionalisht nga Vermoshi në Konispol, ku pyetja kryesore ishte: “Çfarë vlerësimi keni për Kryeministrin Rama?”. Dhe plot 45.4% e të anketuarve anonin nga vlerësimi negativ për Kryeministrin Rama.

Meqë kampioni i sondazhit realizoi një përfaqësim të përafërt statistikor të popullsisë së rritur, nga pikpamja gjeografike, demografike, arsimore dhe politike, mund të ekstrapolohet se përafërsisht rreth 863 mijë banorë të rritur të vendit anonin nga vlerësimi negativ për Kryeministrin Rama më 25 korrik. Por vetëm 2-3 mijë protestues dolën në bulevard atë natë, për të kërkuar dorëheqjen e tij…

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.